Rama në Lushnjë: “Të ndahemi nga politika e vjetër”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në turin me vullnetarët e Bashkimit të Ri për Ndryshim, është ndalur dje në qytetin e Lushnjës, ku ka vënë theksin te domosdoshmëria e ndarjes me votë nga politika e 18 viteve të dasive partiake, për t i dhënë vendit të ardhmen evropiane. “Do ta fitojmë betejën e 28 Qershorit jo për të ndërruar një qeveri me një tjetër, por për të ndërruar mbi të gjitha mendësinë e qeverisjes, nga një qeverisje në shërbim të politikës së politikanëve, në një qeverisje në shërbim të qytetarëve dhe të qytetarëve”, - tha ai. Rama siguroi se PS do t i hapë rrugë ëndrrës së marrë peng nga politika e vjetër e pabarazisë që varfëron të papushtetshmit dhe mbingop pushtetarët. “Duke u bërë vullnetarë të ndryshimit, zëdhënës të nevojës për ndryshim, lajmëtarë të rrugës së ndryshimit, ju do ta garantoni ndryshimin më 28 qershor dhe do ta garantoni atë për 4 vjet me radhë, përmes një qeverie që do të jetë juaja”, - deklaroi kryesocialisti.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009