E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollë për të dënuarit në Fushë-Krujë

Autori i Lajmit: red.
Një shkollë 9-vjeçare do të nisë funksionin nga sot në burgun e Fushë-Krujës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë të ditur dje se "në burgun e Fushë-Krujës do të hapet shkolla e dytë 9-vjeçare në sistemin penitenciar, ku kanë shprehur dëshirën për t u arsimuar 34 persona me liri të kufizuar”. Sipas të njëjtave burime mësohet se pas hapjes së shkollës për të dënuarit në burgun e Peqinit, një tjetër qendër arsimore do të çelet nesër, këtë herë në burgun e Fushë-Krujës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bënë të ditur sot se "në burgun e Fushë-Krujës do të hapet shkolla e dytë 9-vjeçare në sistemin penitenciar, ku kanë shprehur dëshirën për t u arsimuar 34 persona me liri të kufizuar”. Mësohet se në këtë shkollë do të jepen 6 lëndë: Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Matematikë, Histori, Gjeografi, Shkenca (kimi, biologji, fizikë). Në bazë të marrëveshjes dëftesat do të jepen nga Zyra Arsimore e Fushë-Krujës dhe do të jenë të barazvlefshme me dëftesat e shkollave të tjera. Ndërkohë që tekstet mësimore ofrohen falas.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë përsipër sigurimin e kushteve, lehtësirave dhe infrastrukturës së nevojshme si dhe sigurimin e transportit të personelit mësimdhënës në institucionet përkatëse. Ndërsa po punohet për fillimin e procesit mësimor edhe në 3 institucione të tjera, në burgun e Burrelit, Rrogozhinës dhe Korçës. Më parë procesi mësimor në sistemin penitenciar zhvillohej në mënyrë joformale nga sektorët e edukimit dhe ishin organizuar në formën e kurseve kundër analfabetizmit. Në bazë të kësaj nisme, vetëm pak ditë më parë janë regjistruar 44 të dënuar në burgun e Peqinit për të ndjekur ciklin e ulët të shkollës me mësues të emëruar nga Ministria e Arsimit. Ndërsa mësimi do të zhvillohet në qeli në formë klasash.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›