E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Lul Berishës”, shtyhet sërish seanca

Shtyhet sërish seanca e bandës së Lul Berishës e zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Adriatik Coli edhe pse është sjellë në sallën e gjyqit nuk ka mundur të dëshmojë. Ndërsa kreu i bandës ka përjashtuar dy avokatët e tij mbrojtës. 

TIRANE- I penduari i bandës së Lul Berishës pengohet të dëshmojë. Adriatik Coli edhe pse është sjellë në sallën e gjyqit nuk ka mundur të thojë asnjë fjalë pas debateve të ndezura mes avokatëve mbrojtës, duke bërë që kjo të jetë e 80-ta seancë që dështon. E vetmja fjali që ka dalë nga goja e tij, ka qenë një kërcënim i hapur për avokatët, që sipas tij po bëhen pengesë të këtij procesi të stërzgjatur.
Kërcënime ka patur dhe nga anëtari i bandës Indrit Taullai në drejtim të gjykatësve. Ndërkaq Kreu i Bandes Lul Berisha, ka përjashtuar dy avokatët e tij mbrojtës. Seanca është shoqëruar edhe me debate mes prokurorëve të çështjes dhe trupit gjykues, pas kërkesës së përfaqësuesve të organit të akuzës për tu pajisur me procesverbalet e të gjitha seancave, pasi sipas tyre situata nuk po menaxhohet siç duhet.
Trupi gjykues është tërhqeur nga salla, për të zëvendësuar avokatet mbrojtës të Lul Berishës, ndërsa ka përpiluar një shkresë që i është dërguar dhomës së avokatisë për sjelljet e avokatëve mbrojtës gjatë procesit.
Në një tjetër seancë prokuroria ka kërkaur sot konfiskimin e pasurive të Lulëzim Berishës, gruas dhe motrës së tij. Bëhet fjalë për 33 apartamente, dhe 19 mijë metra katror sipërfaqe tokë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›