Berisha në Shijak e Kavajë: Rama hiq dorë nga Bashkia
Kreu i ekzekutivit Berisha ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Shijakut dhe Kavajës. Gjatë këtij turi Berisha ka ripërsëritur thirrjen ndaj kreut të bashkisë së Tiranës Rama për të dorëzuar postin dhe për të dalë në garë elektorale.
SHIJAK/ KAVAJE- Kryeministri Berisha ka vijuar turin e tij në qytetet Shijak edhe Kavajë, në Shijak Berisha tha se qeveria ka investuar 1.146 miliardë lekë. Ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të pajisen me karta Berisha i cilësoi skenar të rrezikshëm akuzat dhe pretendimet e socialistëve për procesin e kartave të identitetit.
“Po bëjnë çmos për skenarët e tyre, por unë ju bëj thirrje që secili prej jush të marrë letërnjoftimin, ju bëj thirrje që çdonjëri prej jush, në familjet tuaja, në krushqinë tuaj, në rrethin tuaj shoqëror të bëni çdo gjë, në mënyrë që të gjithë të shkoni e të pajiseni me letërnjoftimet e reja ose pasaportat”-u shpreh kreu i ekzekutivit Berisha në fjalën e tij drejtuar banorëve të qytetit të Shijakut.
Ndërkohë në qytetin e Kavajës ku dhe Berisha është zgjedhur deputet përsëriti edhe njëher thirrjen ndaj Edi Ramës për të hequr dorë nga bashkia e Tiranës dhe ti shtohet listës së deputetëve. Madje Berisha tha se maxhoranca është gati të japë konsensus edhe për një ndryshim të mundshëm të ligjit.
“Partia Socialiste po rend sot nëpër Shqipëri si njeriu pa kokë. Ndaj unë dua t’i bëj thirrje Edi Ramës; lëshoje karrigen e bashkisë së Tiranës, shko dhe regjistrohu si kandidat për deputet. Nëse ti do, mbledhim sërish parlamentin, ndryshojmë ligjin dhe dil në krye të garës elektorale”- tha Berisha.
Berisha ftoi qytetarët të votojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit si forca politike më e përgjegjshme për fatet e vendit. Berisha u tha banorëve të Kavajës se investimet në këtë zonë kanë arritur në 5.8 miliardë lekë. Ai premtoi se në 4 vitet e ardhshme nuk do të mbetet asnjë pëllëmbë rrugë pa u asfaltuar në këtë qytet.
(a.r/news24/balkanweb)