E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Lushnjes, Aldo Bare kërkon gjykim të shkurtuar

Aldo Bare kërkon gjykim të shkurtuar, duke tentuar kështu t’i shpëtoje burgimit të përjetshëm, dënim që e rrezikon për shkak të akuzave të rënda. Vetë Aldo Bare, I njohur dhe si Alfred Shkurti nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore, por përfaqesuesi i tij ligjor Vladimir Meci ka depozituar kërkesën para trupit gjykues. Seanca e sotme është mbyllur shpejt pasi prokuroria ka kërkuar kohohë për të sjellë të gjitha provat që kundërshtojnë argumentat e palët mbrojtëse
Një seancë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e avokatit të Aldo Bares për pushimin e gjykimit ndaj të akuzuarit si kreu i bandës së Lushnjes; si dhe ate per pavlefshmëri të akteve që ndodhen në dosjen hetimore. Kreu i bandes se lushnjes akuzohet për krijimin e organizatës kriminale, për më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale. Aldo Bare akuzohet gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Evropës Perëndimore, për të cilat bashkëpunohet me partnerët tanë perëndimorë. Sanca e rradhës do të mbahet javën tjetër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›