“Banda e Lushnjës”, KLD u mblodh natën
• Vakumi institucional, i krijuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda pak kohë më parë, ka rrezikuar seriozisht gjykimin e anëtarëve të akuzuar të bandës së drejtuar nga Aldo Bare dhe Enver Dondollaku.Një situatë e tillë e krijuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë që pak ditë më parë të mblidhej në ora 21:30 të natës dhe me një vendim qarkullues të delegojë gjyqtarë nga Gjykata e Tiranës për gjykimin e "Bandës së Lushnjës". Ky fakt është bërë dje publik nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjatë diskutimeve në analizën e punës së Gjykatës së Krimeve të Rënda për vitin e kaluar 2007. Për shkak të copëzimit të hetimeve ndaj "Bandës së Lushnjës" në disa dosje dhe ndarjes së procesit në disa gjyqe që janë zhvilluar paralelisht, të gjithë gjykatësit e Krimeve të Rënda kishin shqyrtuar një herë akuza ndaj anëtarëve të "Bandës së Lushnjës". Ligji e ndalon pjesëmarrjen e një gjyqtari më shumë se një herë në gjykimin e të pandehurve të njëjtë dhe në këtë mënyrë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk kishte më gjyqtarë për "Bandën e Lushnjës". Disa prej gjyqtarëve dhanë dorëheqjen nga kjo çështje, duke bërë më problematike situatën. Një situatë e tillë kur të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda ishin inkompetentë për gjykimin e bandës, procesi gjyqësor është vënë në rrezik serioz. Në këto kushte, ka qenë Këshilli i Lartë i Drejtësisë që sapo ka marrë informacionin për këtë situatë, ka organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme jashtë radhës së parashikuar. Në këtë mbledhje, KLD-ja ka ushtruar kompetencën e delegimit të gjyqtarëve nga Gjykata e Tiranës për të vazhduar gjykimin e "Bandës së Lushnjës", në Gjykatën e Krimeve të Rënda. AnalizaNënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, u bëri dje thirrje gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda në Tiranë të jenë të përgjegjshëm dhe të bëjnë kujdes me vendimet që japin. "Çdo gjyqtar duhet të jetë i përgjegjshëm dhe do të inspektohet për çdo ditë burgim të dhënë pa të drejtë dhe çdo ditë lirie të pambështetur në ligj", ka pohuar Spahiu gjatë analizës. Në funksion të dhënies së drejtësisë, Spahiu i kërkoi gjyqtarëve të bëjnë kujdes të posaçëm në shqyrtimin e kërkesave penale në fazën e hetimeve paraprake lidhur me masat e sigurimit apo lejet e përgjimit, vendimet për të cilat nuk duhet të kenë arsyetime mekanike, por një trajtim të plotë ligjor, lidhur me rastin konkret dhe individin e proceduar. Në mënyrë specifike, nënkryetari i KLD-së theksoi rëndësinë e përmbushjes së detyrimit kushtetues nga gjyqtarët për të dhënë vendime të arsyetuara me logjikë të fortë juridike dhe të mbështetura në ligj dhe prova. Kreshnik Spahiu u kërkoi më tej gjyqtarëve të Krimeve të Rënda të mos pranojnë në asnjë rast ryshfetet që u ofrohen nga krimi i organizuar. por të zbatojnë ligjin duke rritur kështu autoritetin e gjyqësorit. Duke iu referuar rolit të veçantë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në dhënien e drejtësisë, dje në analizë është diskutuar anomalia që dorëheqja e gjyqtarëve të gjykatave të krimeve të rënda ka krijuar në disa çështje të rëndësishme penale. "Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i është dashur që në çështje që trajtojnë veprimtarinë kriminale të organizatave apo bandave te armatosura të caktojë gjyqtarë të gjykatave të zakonshme për shkak të dorëheqjes së gjyqtarëve të Gjykatës për Krime të Rënda", thanë burimet zyrtare. Ndërkaq, nënkryetari i KLD-së Spahiu, tha se trajtimi që ligji i njeh gjyqtarit për krime të rënda është i lidhur me veçorinë e çështjeve që ai gjykon. Për këtë shkak, Spahiu kërkoi që situata të tilla të dorëheqjes së gjyqtarëve të mos kthehen në fenomen. tr.soGjyqtarët e Krimeve,me mbrojtjeTIRANE - Gjyqtarët e Krimeve të Rënda në Tiranë kanë të bëjnë me grupet më të rrezikshme kriminale dhe me personat, që mbajnë mbi supe akuzat për krimet më të rënda të ndodhura në vend, por edhe privilegjet e njohura nga ligji për gjyqtarët e Krimeve të Rënda nuk mungojnë. Përveç diferencimit në pagën mujore, atyre i njihet edhe vështirësia në punë, ngarkesa me çështje nuk është në lartësinë e Gjykatës së Tiranës ndërsa gjyqtarët e Krimeve të Rënda, kur ekzistojnë kushtet e duhura, kanë të drejtën e pajisjes me roja nga policia e shtetit ku përfshihet sigurimi gjatë lëvizjet dhe ruajtja e banesës së gjyqtarit. Për këtë shkak Spahiu kërkoi që gjyqtarët të mos dorëhiqen nga gjykimi i dosjeve.