Çmendet çmimi i naftës, shkon në 150 lekë/litri
• Çmimi i karburanteve ka thyer dje çdo rekord të shënuar më parë.Fabiola ÇelaNë pikat e karburanteve në kryeqytet një litër naftë është shitur me 150 lekë. Importuesit nga ana e tyre deklarojnë se shkak për këtë rritje është kuotimi i lartë i arit të zi në bursat ndërkombëtare, i cili ka arritur në 100 dollarë për fuçi. Kjo, pasi rritja e çmimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare reflektohet menjëherë në tregun vendas, kjo për vetë konjukturën që ka tregu, ku mbi 80 për qind e nevojave të plotësohet nga importi. Por çuditërisht, në rastet kur çmimi i naftës pëson ulje në bursat ndërkombëtare, kjo ulje nuk reflektohet në tregun vendas, pasi importuesit e karburanteve reagojnë vetëm në rastet kur çmimi i naftës rritet. E gjitha kjo bie në kurriz të konsumatorëve. ÇmimetTani e tutje të gjithë ata që kanë një automjet duhet të shpenzojnë më shumë para nga xhepi për të blerë karburant. Prej muajsh çmimi i karburanteve në vend sa vjen e rritet më shumë. Për këtë rritje drastike të çmimit të karburanteve importuesit fajësojnë bursat ndërkombëtare, pasi, sipas tyre, çmimet në vend diktohen nga bursat ndërkombëtare. Por të bie në sy fakti se në kryeqytet çmimi i naftës është më i shtrenjtë krahasuar me qytetet e tjera të vendit. Kjo, pasi duke qenë se në Tiranë kërkesa për karburant është më e madhe se në qytetet e tjera, tregtarët nuk hezitojnë që të rrisin çmimet e karburanteve. Në fakt, jo pak herë importuesit e karburanteve kanë qenë në qendër të kritikave të krerëve të lartë të Ministrisë së Financave. Kjo pasi importuesit nuk deklarojnë çmimet reale të shitjes pranë administratës tatimore. Për këtë qëllim qeveria vendosi që të aplikojë çmimet e referencave në dogana për karburantet. Aktualisht në Shqipëri operojnë rreth 6 importues vendas, ndërsa dy importues të tjerë janë grekë. Por kompanitë vendase zënë rreth 70-80 për qind të sasisë së naftës që importohet.Ruli, fton biznesin lombardë të investojë Biznesmenët lombardë janë të mirëpritur të marrin pjesë në privatizimin e sektorëve strategjikë në Shqipëri. Gjatë një takimi të zhvilluar dje mes kreut të Ministrisë së Ekonomisë, Genc Ruli dhe Presidentit të Rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni, ministri ka ftuar biznesmenët që të investojnë në tregun shqiptar. Ruli e ka shfrytëzuar këtë takim për t'i bërë ftesë komunitetit të biznesit lombard për të marrë pjesë në tenderët që do të zhvillohen për zhvillimin e zonave ekonomike (parqeve industriale), tashmë të përcaktuara dhe të miratuara nga qeveria shqiptare si dhe në tenderët për koncesionet dhe privatizimet e ardhshme në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Ministri Ruli dhe Presidenti i Rajonit të Lombardisë, Formigoni, kanë shprehur mendimin se është e nevojshme të rritet prezenca e projekteve dhe programeve të zhvillimit nga rajoni i Lombardisë në Shqipëri, në fusha të ndryshme si: ekonomi, ambienti, bujqësi, shëndetësi, kulturë, formimin profesional etj.