Krimet e Rënda, gjyqtarët:Duam pasaporta shërbimi
• Rritja e pagave të gjyqtarëve, pajisja me pasaporta shërbimi dhe shtimi i kompetencave të Krimeve të Rënda, ishin kërkesat e Gjykatës së Krimeve të Rënda dje gjatë analizës së punës së këtij institucioni.Fatos MahmutajSandër Simoni, kreu i kësaj gjykate, për rreth tri orë, paraditen e djeshme paraqiti para të pranishmëve, mes të cilëve nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu, shifrat dhe problematikën e hasur në institucion gjatë vitit të kaluar. Simoni tha se, gjatë vitit të kaluar Krimet e Rënda kanë shqyrtuar 967 çështje, nga të cilat 124 janë çështje themeli, 266 masa sigurimi, 27 kërkesa për sekuestrimin e pronave të krimit, 459 kërkesa për përgjime telefonike dhe 91 kërkesa të llojeve të tjera, përfshi ekzekutim letër-porosish, bashkim dënimesh, kundërshtim të vendimit të Prokurorisë, lejim kontroll banese, njohje vendimesh të huaja, përjashtim trupi gjykues, rivendosje në afat, kundërshtim afati, sigurim prove, transferim dhe dhënie leje për transferim nga burgu.KërkesatNë analizën e djeshme kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkoi rishikimin e pagave për gjyqtarët e këtij institucioni, vendosjen e akuzës së vrasjes për cilësi të veçanta në kompetencë të kësaj gjykate dhe pajisjen e gjyqtarëve të saj me pasaporta shërbimi. Gjithashtu Simoni kërkoi ndryshime në Kodin Penal në pjesën që bën fjalë për terrorizmin. Pas Simonit, prezantuan analizën edhe kryetari i Apelit të Krimeve të Rënda Vangjel Kallço dhe kreu i Apelit Ushtarak, Musa Halili. Kallço përkrahu sugjerimin e Simonit për shtimin e juridiksionit të Krimeve të Rënda, ndërsa Halili përmendi si problematikë mungesën e fondeve për blerje mjetesh për institucionin e tij. Sipas Halilit, gjykata e tij ka vetëm një mjet prodhim i vitit 1987, ndërsa të gjitha gjykatat e tjera zotërojnë mjete të prodhuara pas vitit 2001, të cilat janë blerë në shuma që shpeshherë kalojnë 30 mijë eurot. Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, dy prej gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda duke pretenduar se nuk dihet ku kanë përfunduar fondet e akorduara nga zyra e buxhetit gjyqësor për institucionin e tyre, i kërkuan kryetarit Kallço të jepte shpjegime.Debati"Zoti kryetar duhet t'i jepni llogari publikut për fondet e gjykatës. Ky është problem penal. Duhet parë oportuniteti i çështjes dhe na jepni shifrat për shpenzimet", iu drejtua Lara, eprorit të tij Kallço. Ndërsa gjyqtari Përnocaj pasi fyeu mediat për mospasqyrimin e çështjeve të gjykuara nga ai, pretendoi se mungonte siguria fizike dhe se duheshin shtuar mjetet në Apelin e Krimeve të Rënda, pasi dy prej tyre të blera nga 30 mijë euro secila nuk përballojnë punën. Pas tij e mori sërish fjalën gjyqtari Lara, i cili pohoi se nëpër institucione gjyqësore ka probleme me procedurat e hedhjes së shortit dhe abuzime në këtë drejtim nga krerët e togave të zeza. Sipas tij, KLD-ja nuk duhet vetëm t'i shkarkojë gjyqtarët, por t'i dërgojë ata për ndjekje penale. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, pohoi se pak ditë më parë KLD-ja ka shkarkuar tre gjyqtarë që u vërtetua se kishin abuzuar me disiplinën në punë, etikën dhe integritetin. Sipas tij, pasi këto masa disiplinore të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë, këta persona do të paditen në Prokurori. Alibeaj refuzon ftesënMinistri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i ftuar për të marrë pjesë në analizën njëvjeçare të punës së Gjykatës së Krimeve të Rënda, Apelit të Krimeve të Rënda e Apelit Ushtarak, nuk ishte i pranishëm. Burime të Ministrisë së Drejtësisë pohuan se, ai ndodhej i angazhuar në një aktivitet tjetër të rëndësishëm politik dhe e kishte të pamundur të ndodhej në analizë. 3 gjykataajo e Krimeve të Rënda, Apeli i Krimeve dhe ai Ushtarak zhvilluan dje në hotel "Tirana" analizën e punës së vitit të kaluar Krimet e Rënda: Përgjuam 459 persona gjatë vitit të kaluarTIRANE - Krimet e Rënda gjatë vitit të kaluar kanë shpallur 459 vendime për përgjime telefonike të personave të dyshuar për vepra penale, që parashikohen në kompetencën e kësaj gjykate. Shifra u publikua dje në analizën e punës së vitit të kaluar në këtë gjykatë, lexuar nga kreu i këtij institucioni Sandër Simoni. Sipas tij, këto kërkesa të paraqitura nga Prokuroria janë pranuar të gjitha, duke lejuar organin e akuzës të kryejë veprimet e mëtejshme hetimore. Vendimet për lejimin e përgjimeve janë shqyrtuar nga gjyqtarët e Krimeve të Rënda në kohë rekord në mënyrë që të mos pengohej Prokuroria për të kryer procedurat ligjore. Në bazë të tabulateve të zbardhura telefonike Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar gjatë vitit të kaluar disa persona, një pjesë e mirë e tyre të akuzuar për trafiqe dhe vepra të tjera të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa një pjesë e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë rezultuar të pavlefshme, pasi në bazë të tyre përfaqësuesit e akuzës nuk kanë arritur të zbardhin krime. Edhe gjatë dy muajve të parë të këtij viti Krimet e Rënda pohojnë se, kanë marrë në dorë një numër të konsiderueshëm kërkesash për përgjim telefonik. fa.ma