Banda e Lushnjes, dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë
Tiranë- I quajturi bashkëpunëtor i drejtësisë, Arben Kicja ka dëshmuar sot në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve të "Bandës së Lushnjes", në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ai është përballur në një videokonferencë me ish-shokun e tij Fatmir Hajdari,ballafaqim që nuk ka shkuar pa debate mes dy dëshmitarëve të thirrur nga akuza.
Gjatë seancës së sotme, bashkepuntori i drejtësisë ka dëshmuar në lidhje me një vrasje të ndodhur vite më parë në Lushnje që, ka për autor të dyshuar antarët e kësaj Bande.
Të pandehur në këtë proces janë Arben Boriçi, Rexhep Gina, Afrim Hoxha, Ilir Stergu, Agur Musaku, Erion Cici, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale të kryer vite më parë në Lushnje, mes tyre edhe vrasje, në kuadër të organizatës kriminale.
Ky është grupi i dytë i të pandehurve të ish- bandës sëdrejtuar nga Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i cili është në proces gjykimi në mungesë, pasi ndodhet i arrestuar në Turqi.