E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Korçës: Aksident, pista kryesore

Policia e Korces ka njoftuar se pista kryesore e vdekjes se biznesmenit Kosta Trebicka eshte aksident. Nderkohe qe mberriten ne vendin e ngjarjes, me helikopter ekspertet e Tiranes, por ende nuk kane dhene asnje version rreth ngjarjes.

Biznesmeni Kosta Trebicka, personi që denoncoi aferën e tregtisë së armëve shqiptare humbi jeten pasditen e sotme. Trupi i tij eshtë gjetur nga banorët e fshatit Lekas.

Sipas burimeve jo zyrtare mendohet se sot ai ka qenë në fshatin Lekas, një zonë e thellë malore në rrethin e Korcës, mbi 30 kilometra larg qytetit, për gjah.

Mendohet se atje ka qenë i vetëm me mjetin e tij, tip Nissan me targe TR 8843J.Sipas te dhenave te para te policise se Korces, viktima ka hyre ne makine dhe ka tentuar ta ndeze. I ka dhene makines indietro, por ne kete moment, (gjithmone sipas te dhenave paraprake te policise) makina ka shkare ne nje pjese zhavorri dhe me pas ka bere disa rrotullime ne ajer.

Ne keto kushte, Trebicka ka perfunduar jashte makines, poshte saj dhe me nje goditje te forte ne pjesen e pasme te kokes.

Ne vendngjarje, vetem pak me pare kane mberritur me helikopter ekspertet nga Tirana, qe u nisen menjehere pas lajmit per aksidentin, por ende nuk behet e ditur asgje. Madje, ata nuk kane lejuar te afrohen asnje nga mediat per te pare vendin e ngjarjes.

Burimet zyrtare te policise se Korces kane bere te ditur se deri ne keto momente pista kryesore eshte ajo e nje aksidenti, duke perjashtuar shkaqe te tjera te kesaj vdekjeje.

Ne makine eshte gjetur edhe nje arme gjahu dhe shpende, qe te lene te mendosh, sipas policise, se ai ka qene ne kthim, nga gjuetia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›