Mashtroi familjarët e tragjedisë së 9 janarit, arrestohet Ndrecaj
U premtoi gjetjen e eshtrave të fëmijëve, kundrejt pagesës. Prezantimi te familjarët, me identitet të rremë dhe si oficer Interpoli
Të përfitosh nga dhimbja e tjetrit për të bërë pasuri. Duhet të jesh krejt i paskrupullt si njeri dhe i tillë i ka rezultuar policisë një 51-vjeçar nga Lezha, i cili ka fituar vlera të konsiderueshme parash kundrejt mashtrimit. E kishte shitur veten si oficer i Interpolit dhe u premtonte familjarëve të viktimave të 9 janarit, në kanalin e Otrantos, se do t’u gjente dhe kthente eshtrat e të afërmve në shtëpi. E bënte në mënyrën më të paskrupullt, duke shfrytëzuar ndjenjat e tyre emocionale dhe lotët ende të patharë përgjatë këtyre pesë viteve pas tragjedisë, për të përfituar dhe siguruar një të ardhme për fëmijët e tij. Madje, sipas burimeve zyrtare policore, kishte arritur të zhvaste prej familjarëve para, ndërkohë që këta të fundit e besonin për shkak të vendit të punës si gjoja oficer i Interpolit. Edhe mënyra se si ua servirte “shërbimin” që do t’u bënte, i bindi familjarët, të cilët kishin vetëm një synim, të kishin një vend dhe disa eshtra ku mund të qanin të afërmit e tyre, të cilët nuk u gjendën gjatë kërkimeve të forcave të shpëtimit. Fakti konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së Lezhës, të cilat bëjnë të ditur se kryen dje arrestimin e Gjin Mark Ndrecaj, lindur dhe banues në fshatin Spiten, Komuna Zejmen, rrethi Lezhë, i prezantuar te familjarët e viktimave me emrin e rremë Gjon Marku. Arrestimi i Ndrecajt erdhi si rezultat i koordinimit të masave policore nga ana e Drejtorisë së Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë së këtij qyteti, duke organizuar me sukses operacionin “Grepi”. I dyshuari, sipas policisë, u kap dje në kushtet e flagrancës, në kryqëzimin e Shëngjinit dhe pikërisht në stacionin e furgonëve. Tani, Ndrecaj përballet me akuzën për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit”.
Hetimi
Denoncimet e familjarëve të prekur nga tragjedia e 9 janarit, fëmijët e të cilëve nuk u gjendën edhe pas shumë ditë kërkimesh, kanë bërë që të fillojnë hetimet dhe verifikimet për personin, gjoja oficer i Interpolit. Nga hetimet e kryera dhe dëshmitë e denoncimet e mbërritura në policinë e Lezhës, mësohet se Ndrecaj është prezantuar si polic i Interpolit, me një emër të rremë, duke u shtirur të ishte Gjon Marku. Dhe, duke përfituar nga gjendja emocionale e të gjithë familjarëve të Qarkut Lezhë, të cilët kanë humbur fëmijët në tragjedinë e 9 janarit, në kanalin e Otrantos, ka filluar të kontaktojë me ta duke kërkuar për çdo rast sasi të konsiderueshme parash, në këmbim të gjetjes, siç u premtonte të merrte përsipër, të eshtrave të fëmijëve të tyre. Gjatë kontrollit, në momentin e kapjes, 51-vjeçarit Ndrecaj iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një granatë dore së bashku me ndezësin, një pasaportë në emër të shtetasit Nikolin Ndoj, një kartë identiteti e një vajze nga Kallmeti, telefona, fletore me adresa, të cilat i mbante me vete në një çantë dore. Grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë deklaroi se po punon për dokumentimin e çdo rasti mashtrimi që mund të ketë kryer ky shtetas, dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes për të cilën u krye operacioni policor i koduar me emrin “Grepi”.