E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjës, të afërmit ngrenë alibi në mbrojtje të Afrim Hoxhës

Seanca

Familjarët e të pandehurit Afrim Hoxha, i gjykuar për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, dëshmuan dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke ngritur edhe një alibi, sipas së cilës, njeriu i tyre nuk kishte marrë pjesë në vrasjen e Xhevat Demirit. Ata deklaruan se Afrim Hoxha, ditën kur është vrarë Xhevat Demiri, ka qenë në Durrës dhe nuk mund të akuzohet për këtë ngjarje. Familjarët e Afrim Hoxhës u thirrën dje nga mbrojtja për të dhënë dëshmi. Në fillim të seancës, ata u paralajmëruan nga togat e zeza, se po të mos deklaronin të vërtetën do të mbanin përgjegjësi ligjore. Përpos “kërcënimit” të gjykatës, familjarët ngritën edhe një alibi, ku e përjashtonin Hoxhën nga vrasja e Demirit, ngjarje kjo e regjistruar më 3 gusht të vitit 1997. Megjithatë, organi i akuzës deklaroi në seancë se i ka të gjitha provat për të vërtetuar pjesëmarrjen e Afrim Hoxhës në këtë vrasje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›