E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Lushnjes”, tregohet atentati ndaj Aldo Bares

Tirane- Tentativa e vrasjes se kreut te “Bandes se Lushnjes”, Aldo Bare eshte treguar dje para gjykates nga fqinji i tij. Musa Hatia, ish-shofer i drejtuesit te Tatimeve ne ate kohe ne Lushnje, ka treguar dje se diten e ngjarjes, djali i tij, i cili eshte me aftesi te kufizuara i kishte kerkuar qe ta conte ne plazh. “Kisha edhe disa femije te tjere me vete, mes te cileve nipin dhe mbesen e Alfred Shkurtit, femijet e vellait te vrare te tij. Kur u kthyem, rreth ores 6 te pasdites, ne Shenepremte na kane qelluar me predha antitank. Fillimisht m’u duk sikur me plasi goma, por pastaj pasi pashe qe po qellohej i dhashe shpejtesi makines dhe e vetmja gje qe me shkonte ndermend ishte te shpetoja 7 femijet. Ne makine me mua ishte edhe Alfred Shkurti, pasi sic thashe kishte dy niperit me mua. Shkova ne polici dhe bera denoncimin”, ka treguar dje deshmitari. Sipas tij, ne vendngjarje kishte qene edhe nje fugon i bardhe qe i perkiste Shkelqim Haxhiut. Ne fund te deshmise se tij, deshmitari ka bere me dije se ne ate sulm ka mbetur i vdekur vellai i tij, Sadush Hatia, makina e te cilit u dogj. Gjate seances se djeshme deshmoi edhe vellai i Shkelqim Haxhiut, Virgjil Haxhiu, i cili i sqaroi gjykates se e kishin terhequr nga banesa e vellait te tij dhe pasi e kishin cuar ne komisariatin nr 2 te Lushnjes, Aldo Bare e kishte pyetur per te vellane, i cili kishte tentuar ta vriste. Deshmitari beri me dije se kur ishte kthyer ne banesen e te vellait, kishte pare qe ajo po digjej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›