E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Lahej pasdite ne det, vdes pushuesi 70-vjecar nga Kosova

Nje pushues i moshuar kosovar ka humbur jeten teksa lahej ne oret e pasdites se marte ne detin Adriatik, prane plazhit te Durresit. Ngjarja ka ndodhur ne sektorin “Iliria”, prane vendit te quajtur “Pista e Vogel”. Burime zyrtare te policise, thane se viktima eshte Zaim Sallaj, 70-vjec, banues ne Prizren te Kosoves, i cili prej disa ditesh kishte ardhur me familjaret per pushime ne Durres. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore rezulton se i ndjeri eshte mbytur aksidentalisht gjate kohes kur lahej ne det, por grupi hetimor dyshon edhe per ndonje atak kardiak te pesuar prej ujit te ftohte, ndikuar edhe nga mosha e viktimes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›