E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PS jo bojkotligjeve për inatin timRuci: Ti je përgjegjës

TIRANE-Pas propozimeve në PS për të mos u votuar asnjë ligj në Parlament, Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot nga podiumi i Kuvendit që të lihen mënjanë armiqësite dhe të bashkëpunohet.
Berisha theksoi sot se në asnjë vend të botës, asnjë opozitë nuk braktis votimin e ligjeve, por bashkëpunon në parlament, mbi të gjtiha sepse është ligjvënës.
“Kurrë nuk mund të ndodhë që një opozitë të mos votojë ligjet kjo ska ndodhur kurrë në historinë e parlamentit, sepse jeni ligjvënës, ju garantoj se cdo ligj do diskutohet këtu në frymën e kompromisit, ju garantoj se në cdo rrugë tjetër propozimet tuaja do vlerësohen që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”.
Më tej Berisha kujtoi se dhe në kohë të më vështira, ish-ministra e ish-kryeministra nga opozita kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me pozitën për të mirë të vendit.
“Unë gjykoj këtu që të flasim këtu për korrupsionin, probleme ekonomike dhe sociale dhe normale dhe akoma më normale është të propozosh ligje dhe amendime, por jo të mos votoni asnjë ligj në këtë parlament, në një kohë kur këtu me ish- ministra, ish-kryeministra, me të cilët edhe në situata më të vështira nuk kemi refuzuar kurrë të mos bëjmë ligjet bashkë. Unë nuk dua të përfitoj”.

Në këtë pikë, Berisha i bëri thirrje opozitës të mos veprojë e udhëhiqet nga ndjenja e armiqësisë kundrejt personit të tij.
“Mos kujtoni se ka në botë opozitë që nuk voton ligjet për inat të kryeministrit, se unë e di që nuk e keni me mazhorancën por e keni hallin me mua. Ju ftoj të mos udhëhiqeni nga fryma e armiqësisë, por nga ajo e bashkëpunimit. Kjo ishte thirrja ime shumë e sinqertë ndaj jush”. 

I menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të grupit parlament të PS, Gramoz Ruci që i kërkoi Berishës që ti japë funs krizës politike duke zgjidhur cështjen e zbardhjes së votave në kutitë e votimit.

“Ajo që duhet tu thuash sot njerëzve është e ke marrë apo se ke marrë pushtetin me votë dhe po e mban apo nuk po e mban me dhunë. Kjo është përgjigja që duhet të japësh, pushtetin se ke marrë me votë, opozita shqiptarë dhe gjysma e popullit shqiptar të akuzojnë ty se ke vjedhur votat, që të bësh transparencën për votat e vjedhura dhe sot e kësaj dite juve kërkoni të vidhni veten se shqiptarët janë të bindur se ju jeni në pushtet dhe vota u vodh….Ndaj zoti kryeministër opozitën do e keni opozitën gati për cdo ligj e nismë nëse plotësoni kushtet tona, transparencën e votave duke I dhënë fund kësaz krize politike”

(vijon)
Lidhje te tjera Kuvend, PS nga sot nuk voton asnjë nismë e ligj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›