Perdhunimi, protesta ne Ardenice
LUSHNJE- Banoret e fshatit Ardenice te Lushnjes protestojne para komunes se Kolonjes ne shenje pakenaqesie per arrestimin e 18-vjecarit Fatbardh Hoxha, i akuzuar per perdhunimin monstruoz te vajzes se mitur 9-vjecare me inicialet M. Sh.
Protesta
Familjare, te aferm dhe banore te zones, me banderola kerkuan lirimin e adoleshentit dhe akuzuan policine vendore per ushtrim dhune ndaj te riut me qellimin qe te pranonte krimin. Ne parulla shkruhej “Lironi Fatbardh Hoxhen, eshte i pafajshem!” dhe “T’i behet ADN-ja vajzes 9-vjecare...!”. Protesta ka zgjatur gati nje ore dhe grupi i banoreve krijoi tension para godines se komunes. Situata ka kerkuar edhe nderhyrjen e kryekomunarit Jakup Beqiri, qe apeloi per qetesi dhe durim, derisa te shprehej drejtesia per kete ceshtje. Gjithsesi protestuesit kembengulen se diten e ngjarjes Fatbardhi ka qene ne shtepi nga ora 13:00 e pasdites, deri ne 17:00, kur pretendohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me te mituren. Madje familjaret pretenduan se 18-vjecari eshte marre me force nga banesa dhe dhunuar ne qeli me qellim qe te pranonte krimin e kryer. “Djali ka pranuar krimin nen presion psikologjik dhe dhunes policore”, u shpreh familja Hoxha. Ata pretenduan kryerjen e analizave dhe nxjerrjen e rezultateve te ekspertizes mjeko-ligjore, nderkohe qe ndalimi eshte kryer vetem nepermjet fotografise qe i eshte treguar vajzes 9-vjecare dhe qe ka identifikuar te riun si dhunuesin e saj.
Policia
Te interesuar ne Drejtorine e Policise se Fierit per kete ceshtje, menjehere pas protestes se familjareve dhe banoreve te fshatit Ardenice, qe pretendonin se 18-vjecari ka qene ne shtepi ne intervalin kohor kur ndodhi ngjarja, morem dhe nje reagim zyrtar. “Policia dhe grupi hetimor nuk levizin aspak nga ajo qe eshte deklaruar zyrtarisht per kete ngjarje. Per te arritur deri tek i dyshuari per krimin eshte dashur 24 ore pune hetimore e mirefillte, me specialistet me te mire dhe ne bashkepunim te plote me prokurorine. Jane provat e mjaftueshme per ndalimin e tij, kurse per veprimet e tjera merret organi i akuzes”, shpjeguan burime zyrtare te policise se Fierit. Lidhur me ndalimin paraprak te 42-vjecarit F. K., grupi hetimor ka pasur dyshime pasi ai njihej si endacak, por paraqitja per njohje me vajzen e perjashtoi nga lista e te dyshuarve. Per kete ngjarje u shoqeruan te pakten 20 persona, kryesisht te rinj. Do te jete Gjykata e Lushnjes, ajo qe do te vleresoje provat qe do servire prokuroria ne masen e sigurise qe pritet te zhvillohet sot. Nese do te vleresohen te ligjshme, atehere 18-vjecari do te mbetet ne burg dhe me tej mund te kerkohen analizat e ADN-se dhe ekzaminime te tjera.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi pasditen e se dieles ne Kolonje, kur 9-vjecarja kishte dale per te blere buke, por ishte kthyer e perdhunuar mizorisht. Ka treguar per gjysherit se nje djale e mashtroi me 600 leke dhe me pas e kishte cuar ne pyllin e Ardenices. E mitura jetonte me gjysherit, pasi prinderit ishin emigrante ne Greqi dhe aktualisht trajtohet ne Tirane me mjeke dhe psikologe.