E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj: Riorganizimi i policise, domosdoshmeri

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, u takua dje me drejtues te strukturave te hetimit te krimit te krijuara rishtazi ne kete drejtori, si dhe drejtues te policise ne qarqe, te cileve u ka prezantuar perparesite dhe problematikat qe duhen patur parasysh ne strukturat e sapo organizuara. Duke prezantuar riorganizimin e strukturave qe kane ne drejtim te punes se tyre hetimin e krimit, sic jane krijimi i Drejtorise se Forces se Posacme Operacionale, i Hetimit dhe Parandalimit te Krimeve dhe te Sektorit per Hetimin e Aseteve Kriminale, Burgaj tha se ky riorganizim nuk u be ne menyre spontane, por erdhi si nje domosdoshmeri e objektivave te qeverise per te luftuar me tolerance zero krimin e organizuar. Ne Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale, evidentoi Burgaj, kemi perqendruar gjithe burimet njerezore, financiare e materiale dhe presim qe ky perqendrim te sjelle nje aktivizim me me eficence te personelit. Per kete qellim prane kesaj strukture jane perfshire edhe specialiste per nderhyrjet taktike, per sherbimet psikologjike dhe ato mbeshtetese e logjistike. Duke u ndalur tek Drejtoria kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve ne pergjegjesine e te cilit eshte Sektori per Hetimin e Aseteve te Krimit, Burgaj tha se objektivi i kesaj strukture, eshte qe te godase krimin e organizuar, atje ku ai ka piken me te forte dhe per te cilen ai krijohet, perfitimet ekonomike. Gjate ketij takimi Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit prezantoi dhe Drejtorine per Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, nje tjeter strukture e re, veprimtaria e se ciles ndikon drejtpersedrejti ne sigurine e cilesine e jetes se komunitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›