Trafiku i armeve ne Durres, ne pranga 5 te dyshuar
Durres- Trafikonin arme zjarri dhe municion, arrestohen pese persona te dyshuar ne qytetin e Durresit. Operacioni i koduar “Vazhdimesia” ka zgjatur 24 ore dhe perfundoi mengjesin e dites se djeshme. Burime zyrtare bene me dije se ne baze te informacioneve ndaluan ne flagrance te dyshuarit Besnik Kryemadhi, 23 vjec, banues ne ish-Kenete, Enver Voka, 21 vjec, banues ne “Sektorin Rinia”, i denuar me pare per vjedhje, Xhelil Sokoli, 61 vjec, banues ne lagjen Plazh, Bajram Sokoli, i biri, 20-vjec, te akuzuar per vepren penale “mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”. I pesti eshte ndaluar Drilon Pjetri, 21 vjec, banues ne “Sektorin Rinia”, i akuzuar per “moskallezim krimi”. Gjate kontrollit te mjetit me te cilin udhetonin u gjeten dhe bllokuan 1 pistolete “Zastava” me 5 fisheke, 7 arme gjahu te reja te markes “Churchill”, 270 fisheke dhe 1 qese me 12 kg barut. Grupi hetimor po verifikon origjinen e armeve dhe destinacionin e tyre.