Korce/ Shiste heroine afer spitalit, kapet me 15 doza 41-vjecari
Shperndante lende narkotike perreth zones se spitalit te Korces, kapet me 15 doza heroine 41-vjecari i dyshuar. Burime zyrtare konfirmuan dje perfundimin e operacionit te koduar “shperndaresi i spitalit” dhe ndaluan Arben Cenollin, banues ne lagjen nr. 16 te qytetit. I dyshuari u kap gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin tip “Mercedes Benz”, me targe KO7098B, ne afersi te spitalit, ku iu bllokua ne cilesine e proves materiale nje sasi droge heroine me peshe 3,6 gram e ndare ne porcione. Ndaj Cenollit disponoheshin informacione te mbledhura ne rruge operative per veprimtarine qe kryente, ndersa do akuzohet per “prodhim dhe shitje narkotikesh”.