E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Nuk ka me te humbur

Diten e djeshme ne bregun e liqenit te Butrintit kishin mbetur vetem punonjesit e policise, palombaret dhe familjaret e 17 vjecarit Ndricim Myftari. Burime zyrtare te policise konfirmuan dje, per gazeten se nuk ka me denoncime per persona te humbur mbremjen e 19 tetorit ne zonen e Lundres ku ndodhi dhe tragjedia. I vetmi person qe kerkohet eshte trupi i te miturit, per te cilin ende nuk ka te dhena nese eshte gjalle apo vdekur. Familjaret e Ndricimit, prinderit, xhaxhai, kusherinjte, presin me ankth nxjerrjen e ndonje trupi, pas makthit qe perjetuan dy dite me pare, kur u nxoren dy kufomat e radhes. Levizjet e skafeve te policise qe ndjekin levizjet nen uje te palombareve vazhdojne, ndersa te afermit e te humburit diskutojne per faktin se Ndricimi e dinte shume mire notin dhe nuk mund te jete mbytur.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›