Shtohen palombaret ne Butrint, gjenden sendet e 17-vjecarit
B. Bejko
Sarande- Edhe pse kane kaluar tre dite nga tragjedia e liqenit te Butrintit, ku kater klandestine gjate perpjekjeve per kalimin drejt bregut Xarres me varke u mbyten, asgje nuk eshte mesuar per fatin e 17 vjecarit Ndricim Myftari. Ka tre dite qe palombaret e RENEA-s kerkojne ne fundin e liqenit ku eshte permbysur varka, per trupin e te riut nga fshati Ishem i Lushnjes. Jane gjetur disa sende personale te adoleshentit qe kishte me vete dhe qe jane identifikuar nga familjaret. Por sipas policise zbulimi i tyre nuk percakton fatin e keq te 17 vjecarit. Por familjaret jane shprehur dje se ende nuk kishin marre nje informacion nga Greqia per mberritjen e Ndricimit ne Kallamate. Gjithsesi Ylli Myftari, babai i te riut, eshte shprehur se nuk do te largohet nga Saranda pa u gjetur trupi i te birit, gjalle apo vdekur. Diten e djeshme numri i palombareve eshte shtuar dhe intensifikimi i kerkimeve eshte rritur, ashtu si kunder edhe verifikimet ne token helene jane shtuar per te mesuar gjithcka te jete e mundur, per fatin e 17 vjecarit. Nje nga palombaret u shpreh per gazeten "KJ" se ishte bere e mundur vetem gjetja e disa sendeve personale te te riut, por jo trupi.
"Per Amarildon i kerkuam ndihme policise"
Te afermit e Amarildo Kukes nuk pranuan per median, qe te ishte prezent ne kete mort, por pohuan faktin se ishin shume te tronditur nga humbja e jetes se 20 vjecarit. Fetiu, nje burre rreth te 55-ve, pohoi per gazeten se "Amarildo ishte shume i urte dhe i ndjeshem. E kishte per here te pare emigrimin jashte kufijve dhe nuk i tha askujt se do te shkonte ne Greqi". "U habitem kur e morem vesh dhe po diskutonim se si Amarildo kishte ikur pa u vene re. Njoftuam edhe policine per largimin e tij, por morem lajmin e kobshem te vdekjes ne liqenin e Butrintit", thote nje prej kusherinjve te viktimes. Ceremonite mortore te dy viktimave jane bere ne te njejten ore. Festim Hoxha dhe Amarildo Kuka u gjeten ne thellesi te liqenit te Butrintit pas dy ditesh kerkime.