"Te emigrosh per kurim dhe te gjesh vdekjen"
Fier- Te udhetosh me shpresen per te siguruar te ardhura me qellim kurimin, por te gjesh vdekjen ne fund te liqenit. Kjo eshte historia tragjike e 27 vjecarit Festim Hoxha. Vuante nga nje semundje qe i kishte prekur kemben dhe pas shume peripecish kishte vendosur te nisej per emigrim si klandestin. Pamundesia per te siguruar nje vize i ka lene si hapesire, qe te paguante trafikantet qe njihnin rruget me 1 mije euro, kur te mberrinte tek e motra ne Athine. Por Festimi nuk do ta realizonte dot kurre endrren e tij per te ndihmuar veten dhe familjen. E njejta tragjedi ka prekur edhe familjen Kuka ne Fier. Amarildo Kuka, 20 vjec, ishte viktima e katert e tragjedise se Butrintit dhe trupi i tij u nxor nga palombaret i pajete, mesditen e se martes. Familjaret nuk ishin vene ne dijeni per udhetimin e tij te rrezikshem derisa moren lajmin e kobshem. Po dje familjet kane kryer edhe ceremonite mortore rreth ores 11:00 ne varrezat e fshatrave Vidhishte e Kurjan te Fierit.
Teksa udheton per ne Roskovec, para se te mberrish ne kete qyteze, kthehesh djathtas dhe merr rrugen drejt Vidhishtes. Vetem rreth dy kilometra nga rruga e asfaltuar, ndodhet fshati ku ka shtepine familja Hoxha. Familjaret tregojne se kishin kembengulur qe Festimi 27 vjecar, te mos nisej te shtunen drejt Greqise. Por ne kundershtim me deshiren e prinderve dhe per te realizuar endrren e tij per kurim e punesim, i riu ka marre rrugen e gjate drejt Sarandes. Emigronte per here te pare dhe kishte probleme fizike per udhetim. Per kete shkak kishte kontaktuar me nje nga 4 motrat e tij ne Greqi per t'u kuruar atje. "Keto probleme e shtyne per te emigruar, nuk na tregoi asgje", thone prinderit e te ndjerit. Ka qene e motra e tij ne Greqi qe kishte bere denoncimin per humbjen e te vellait, pas lajmit per tragjedine e Butrintit.
Prane shtepise dy-kateshe te Ganiut, gjyshit te Amarildo Kukes, viktimes se katert te tragjedise, mesditen e djeshme kishte shume familjare, bashkefshatare e te aferm. Ceremonia u krye ne kete banese, pasi disa vite me pare babai i te ndjerit, Gramozi, ishte divorcuar me bashkeshorten dhe nga martesa kishte tre femije, dy vajza dhe nje djale, Amarildon 20 vjecar. Te afermit u shprehen per gazeten se ishin te tronditur nga ngjarja dhe se Amarildo nuk i kishte njoftuar per kete rrugetim drejt vdekjes.
Xhemil Beharaj