E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret: Pame dy persona te vraponin ne fushe

Rriten shpresat se Ndricim Myftari, 17 vjecari qe rezulton si i humburi i tragjedise se 19 tetorit, mund te jete i gjalle. Banore te zones se Xarres kane pare dy persona gjate oreve te vona te nates, teksa leviznin ne fushat afer Konispolit, rruges qe te con ne kufirin shqiptaro-grek. Banoret i kane rrefyer policise per orarin dhe drejtimin qe kane ndjekur dy personat qe nuk i kane dalluar dot per shkak te erresires. Burime te policise thane se jane vene ne dijeni me keto te dhena, por ne ate kohe qe jane pare dy te paidentifikuarit te leviznin ne kete zone kane qene te perqendruara shume forca. Po keshtu ka pasur perforcime edhe ne brezin kufitar ne zonen e Konispolit. Autoritete policore konfirmuan dje se kerkimet ne terren dhe ne liqen nga palombaret do te vijojne pa nderprerje deri ne gjetjen e 17-vjecarit nga Lushnja. Per kete qellim jane duke bashkepunuar edhe me familjaret, per te mesuar ndonje informacion me teper dhe faktin nese Ndricimi mberrin ne Kallamate.

B.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›