Banda e grabitjeve, tortura dhe paralizues
Spray me piper per te paralizuar "viktimat", arme, makina dhe motocikleta, me qellim realizimin e grabitjeve te dyqaneve e banesave ne Athine te Greqise. Tete emigrante shqiptare, u arrestuan mengjesin e djeshem nga policia greke, e cila i akuzon pervec 9 vjedhjeve, edhe per grabitjen nepermjet tortures te nje te moshuare 80 vjecare, brenda ne banese, per t'i marre pensionin. Sipas mediave vendase te dyshuarit gjate marrjes ne pyetje kane pranuar krimin, por hetimet vazhdojne dhe keto jane te dhenat paraprake. Mesohet se te arrestuarit jane vellezerit Gentian e Luftim Topalli, si dhe Lulezim, Gazmir e Ibrahim Tema. Tre te fundit te ndaluar si bashkepunetore identifikohen si Muharrem Patozi, Rezi Qendro dhe Indrit Kadiu. Mesohet se te dyshuarit kane pranuar vetem grabitjen me dhune e nepermjet keqtrajtimit te te moshuares, per t'i marre parate.
Policia e kryeqytetit helen tha dje se, "behet fjale per shkaterrimin e nje prej organizatave me te rrezikshme te shqiptareve, qe merreshin me vjedhje". Madje ata zyrtaret deklaruan se te dyshuarit ishin kthyer ne tmerrin e periferise se kryeqytetit, pasi silleshin ashper me "viktimat" e tyre, duke i qelluar dhe kercenuar. Tete te arrestuarit nen kercenimin e armeve gjate pese muajve te fundit kishin kryer me teper se 9 grabitje dhe nje seri vjedhjesh spektakolare. Gjate nje konference shtypi, Fotis Jorgopulos, drejtori i anti-krimit ne policine e Atikes, tha se grupi vepronte pothuajse gjithmone ne te njejten menyre per te grabitur karburante, dyqane, por edhe banesa. Nderkaq qe Jorgopulos ka shtuar se krimi nuk ka kombesi, pasi edhe greket bejne krime te tilla. "Ne, shtoi Jorgopulos, duhet t'i kapim kriminelet, dhe jo te merremi se nga jane ata".
Shqiptaret e armatosur, pak dite me pare kishin hyre ne banesen e nje te moshuare dhe mbasi e kishin lidhur, e kane torturuar deri sa viktima t'ju dorezonte parate e pensionit. Viktima, rreth 80 vjece, ndodhet ne spital ne rrezik per jeten. Gjate vjedhjeve ata perdornin disa autovetura, dy prej te cilave rezultojne te vjedhura, si dhe 5 motocikleta te kubikeve te ndryshem. Kjo organizate, vepronte ne zonat e Glifadhes, Saronidhes, Thives dhe qendra te tjera te banuara prane tyre. Ne te gjitha rastet e grabitjeve, organizata perdorte pistoleta, spray me piper, i cili i paralizonte viktimat, dhe arme te tjera te ftohta.
Ne pranga
Gentjan Topalli
Luftim Topalli
Lulezim Tema
Gazmir Tema
Ibrahim Tema
Muharrem Patozi
Rezi Qendro
Indrit Kadiu