E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e amerikanit, kerkohet i riu shqiptar

Nje 23-vjecar shqiptar eshte shpallur ne kerkim nga FBI, Byroja Federale e Investigimit ne SHBA, pasi eshte deshmitar i nje vrasjeje te ndodhur dhjetorin e kaluar. Sipas medias amerikane, Elis Kertusha, kerkohet per te dhene detaje e shpjegime per therjen me thike te Genaro Fatos, 74 vjec. Ngjarja ka ndodhur me 23 dhjetor 2007, kur Fato eshte qelluar ne momentin qe hynte ne shtepi se bashku me gruan e tij shqiptare, ne zonen e Martins Deiri Sirkell ne Uashington. Kertusha mesohet se eshte nipi i gruas se dyte te viktimes. Sipas hetuesve, menjehere pas ngjarjes ai eshte larguar nga SHBA pa dhene shpjegime rreth ngjarjes. Autoritetet amerikane sipas numrit te djeshem te gazetes "Uashington Post" i kane kerkuar bashkepunim edhe policise shqiptare per zbulimin e vendndodhjes dhe kapjen e 23 vjecarit. Sherbimet policore amerikane kane kontaktuar me Interpol Tiranen me qellim dergimin e Kertushes drejt SHBA-ve qe te deshmoje per vrasjen e Genaro Fatos. I riu ka qene rezident prej disa vitesh ne SHBA dhe sipas policise vendase nuk eshte person i dyshuar per krimin e ndodhur, por nje deshmitar. Por deri tani si Interpoli dhe autoritetet shqiptare nuk kane rezultuar te suksesshem ne lokalizimin e vendndodhjes se 23-vjecarit. Sipas policise, viktima Genaro Fato eshte qelluar me thike ne 23 dhjetor nga dy persona te maskuar, teksa ai dhe gruaja e tij mberriten para shtepise se tyre ne Martins Deiri Sirkell. Pasi ka hetuar gjithe pistat e mundshme, policia kerkon te pyese edhe shqiptarin Kertusha, vecanerisht per disa shoke te tij, te cilet mund te jene te dyshuar per kete vrasje. Familja e viktimes ka ofruar 25 mije dollare per gjetjen e fajtorit, por qe deri me tani nuk eshte bere e mundur. Policia ka hetuar disa pista ne lidhje me vrasjen e 74-vjecarit, por deri me tani ka vetem disa persona te dyshuar per kete vrasje, me qellim grabitjen e ciftit. A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›