E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubimi i Tiranes, mberrijne "Krushqit e Diaspores"

Nje grup shqiptaresh nga Kosova, pjese e Unionit artistik shqiptar, te cilet jane nisur nga Gjermania, kane mberritur dje ne Durres. Grupi prej 12 vetesh, i emertuar "Krushqit e Diaspores", ka mberritur ne portin e qytetit tone bregdetar me tragetin "Venezia", pasi ishte nisur nga porti italian i Triestes. Pjesetaret e grupimit "Krushqit e Diaspores" jane organizuar nga Unioni Artistik i kombit shqiptar me qender ne Tirane. Grupi ka udhetuar ne itinerarin Gjermani-Austri-Itali-Shqiperi, per te vijuar me pas ne Kosove. Ata kane mbajtur ne duar flamuj te SHBA dhe vendeve te BE-se, si dhe parulla qe uronin popullin e Kosoves per pavaresine. Sot ne oren 10.00 do te behet nje parakalim falenderues ne Tirane, ndersa nje dite me pas, grupi do te jete ne sheshin qendror te Prishtines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›