Per inat te gruas djeg shtepine
Mosmarreveshjet me bashkeshorten i ka kthyer ne nje hakmarrje duke djegur shtepine ku banonte prej disa vitesh ne lagjen Kombinat te Tiranes. Flamur Zeneli, 38 vjec, i sapokthyer nga emigracioni ne Itali, u shoqerua mbreme nga policia e komisariatit nr. 6 si i dyshuar per zjarrevenie te qellimshme, nderkohe qe punonjesit e repartit qe ndodheshin pak metra me tej munden te shpetonin gjysmen e godines nga shkrumbimi dhe objekte te tjera perreth, duke evakuar banoret. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14.00 te dites se djeshme dhe dyshohet te kete ardhur pas zenkes se nje cifti, prinder te nje femije dhe ne shenje hakmarrjeje pas largimit te gruas burri i ka vene flaken shtepise. Nderhyrja e menjehereshme ka shmangur djegien e plote te baneses dhe te tjerave qe ndodheshin aty prane. Burime zyrtare thane se Zeneli gjendet nen hetim per vepren penale te "shkaterrimit te prones me zjarr", megjithese gjate marrjes ne pyetje ne komisariat nuk e ka pranuar akuzen. Bashkeshortja e te dyshuarit ka rrefyer se ishte grindur pak caste para se te largohej per motive banale.
Policia hetoi incidentin dhe mori ne pyetje ciftin Zeneli. Mesohet se 38 vjecari ishte kthyer pak dite me pare nga emigracioni dhe diten e djeshme eshte perfshire ne nje debat qe ka perfunduar ne fyerje dhe krisje te jetes bashkeshortore. Gruaja 33 vjecare rrefeu se ishte grindur me te shoqin per motive te dobeta dhe me pas larguar tek prinderit se bashku me femijen. Por me pas ka mesuar per djegien e baneses, duke menduar se autor ishte pikerisht burri i saj. Agjentet shoqeruan rreth ores 15.00 Flamur Zenelin duke e akuzuar per zjarrevenie te qellimshme, por ai ka mohuar gjate marrjes ne pyetje. Zyrtare te policise thane se 38 vjecari do te jete nen hetim deri ne perfundim te procesit te nisur.
Xhelozia mes ciftit dyshohet te jete bere shkak per grindjen dhe perplasjet e diteve te fundit. Agjentet e komisariatit nr. 6 moren ne pyetje edhe fqinjet e familjes Zeneli, ndersa per disa ore shoqeruan edhe te dyshuarin. Sot pritet te mesohet nese 38 vjecari do te mbahet i izoluar, apo do te hetohet ne gjendje te lire, ndersa per kete ngjarje do te investigoje edhe Prokuroria e Tiranes. Mendohet qe emigranti te kete vepruar ne nje gjendje te renduar mendore pas grindjes.
A.Cena
Precedentet
17 Shkurt 2008
Nje shkendije elektrike ka djegur nje banese ne lagjen "1 Maji" te qytetit te Fierit. Pronari i baneses, Ramiz Alia dhe bashkeshortja e tij, kane pesuar demtime te lehta. Dy bashkeshortet i kane treguar policise se ne momentin e renies se zjarrit, nje pjese e madhe e pajisjeve elektroshtepiake ka qene ne funksion.
18 Shkurt 2008
Nje foshnje e moshes 3-vjecare ka humbur jeten si pasoje e djegieve te renda ne pjese te ndryshme te trupit. Bruna Hekurani ka nderruar jete ndersa transportohej nga familjaret drejt spitalit civil, pa mundur te mberrije e gjalle ne doren e mjekeve. Ngjarja ndodhi ne fshatin Zhame te komunes se Dushkut ne rrethin e Lushnjes.
05 Janar 2008
Shkendija elektrike shkrumbon fabriken e sfungjerit, te vendosur ne ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik te Elbasanit. Flaket kane djegur per 30 minuta te gjithe sasine e mallit dhe aparaturat e vendosura, ndersa disa mjete zjarrfikese bene te mundur izolimin e vatres dhe parandaluan perhapjen e metejshme te flakeve.