E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaina e Hollandes, goditet grupi italo-shqiptar

Ferrara- Operacioni antidroge ne disa qytete italiane con ne pranga 12 shqiptare dhe nje italian. Agjentet ne Ferrara bene te ditur dje se eshte zhvilluar aksioni i koduar "Vortice 1", qe ka shkaterruar nje grup italo-shqiptar te trafikut e shperndarjes se kokaines qe vinte nga Hollanda, ndersa fitimet sipas hetimeve dergoheshin drejt Shqiperise, ku investoheshin ne biznese te ndryshme. Operacioni eshte organizuar nga karabinieret e berthames investigative te policise se Ferraras, ne bashkepunim dhe me prokuroret Silverino Piro dhe Nikola Proto. Pas dy arrestimeve te bera nga antimafia, jane ekzekutuar dy dite me pare flete-arrestet per personat e tjere. Goditja e pare sipas mediave vendase eshte zhvilluar ne daten 5 shkurt te ketij viti, nderkohe qe te tjeret jane vene ne pranga dy dite me pare. Ndalimet jane kryer ne pese qytete, Ferrara, Modena, Teramo, Venezia dhe Perugia, pasi aty ishin dhe deget e organizates kriminale. Ne pranga gjate operacionit "Vortice 1" kane rene shqiptaret, Armando Nelaj, Agim Mema, Gert Jaupi, Erald Gjatari, Denis Dalipaj, Saimir Selmanaj, Kristaq Laci, Albert Likaj, Arjan Nushi, Oltjan Lazaj, Kristaq Nushi e Viktor Cala dhe italiani Davide Bombardi. Nderkaq qe nje muaj me pare, policia kishte kerkuar arrestimin e 20 personave, shtate nga te cilet tashme jane ne kerkim. Xhiroja e droges fillonte ne Holande, per te mberritur me pas ne Ferrara dhe ne Modena, pikat e nisjes se kokaines qe me pas shperndahej ne Romagna, Veneto, Umbria e Abruzzo. Sipas policise, fitimet e ketij rrjeti silleshin ne Shqiperi, ku ishin investuar ne blerjen e banesave dhe pronave te patundshme.

Ne pranga :
Armando Nelaj
Agim Mema
Gert Jaupi
Erald Gjatari
Denis Dalipaj
Saimir Selmanaj
Kristaq Laci
Albert Likaj
Arjan Nushi
Oltjan Lazaj
Kristaq Nushi
Viktor Cala
Davide Bombardi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›