Kompleks i ri qeveritar, kostoja 90 milione euro
Qeveria e Kosoves ka marre vendimin per te ndertuar nje kompleks qeveritar ne lagjen "Prishtina e Re". Zona e piketuar ndodhet ne periferi te kryeqytetit, ne lokalitetin Hajvali. Zyrtaret e qeverise dhe te komunes se Prishtines kane biseduar kete jave per realizimin e projektit ne perputhje me performancen e re qe duhet te kene institucionet e Republikes. Kryetari i komunes se Prishtines, Isa Mustafa, pas takimit me ministrin e Sherbimeve Publike, Arsim Bajrami, konfirmoi marrjen e obligimit per sigurimin e vendit. Kurse ministri Bajrami detajoi se ne kete kompleks do te ndertohen objektet e disa ministrive. "Qeveria i ka ndare mjetet per ndertimin e kompleksit, i cili mendohet se do te filloje se ndertuari ne vitin 2008 dhe te perfundoje ne vitin 2015", u shpreh Bajrami. Projektin per kompleksin e ri qeveritar, qe llogaritet te kushtoje rreth 90 milione euro, Ministria e Sherbimeve Publike do ta paraqese ne konferencen e donatoreve, qe pritet te mbahet ne fund te muajit maj te ketij viti. Konkursi per konceptin urbanistik te "Prishtines se Re" do te shpallet se shpejti dhe do te jete i hapur nje muaj.