Banda e te miturve, ne plackitjen e bizneseve
Korce- Nje bande e dyshuar te miturish ishte kthyer ne "tmerrin" e biznesmeneve te qytetit te Korces, pasi plackitnin me thyerje gjithcka qe gjenin ne dyqane, lokale apo shtepia, duke mos kursyer as biblioteken. Agjentet e Krimeve te Renda, pas nje periudhe tre mujore hetimesh, kane zbuluar grupin duke ndaluar tre prej te dyshuarve, te gjithe ne moshe te mitur. Burime zyrtare thane se te ndaluarit jane R. Hoxha 17 vjec, banues ne lagjen nr. 4, I. Spahiu 16 vjec, banues ne lagjen nr. 17 dhe O. Dobi, 16 vjec, banues ne lagjen nr. 3. Grupi akuzohet per te pakten 9 vjedhje me thyerje, ne lagje te ndryshme dhe po hetohet per shume te tjera. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin ata kane vjedhur me thyerje lokalin e basteve me 25 janar te ketij viti, nje lokal me 18 shkurt, biblioteken "Thimi Mitko" te qytetit, me 2 shkurt dhe banesen e nje qytetari me 19 shkurt. Por seriali i plackitjeve ka vazhduar me tej, me nje dyqan ushqimor me 23 shkurt dhe dy dite me pas te nje dyqani ushqimor. Dy prej plackitjeve i perkasin vitit te kaluar, ku pronaret e banesave denoncuan vjedhjen ne lagjet nr. 4 dhe 7 te qytetit, me 20 qershor dhe 9 shtator 2009. Ndaj te dyshuarve jane ngritur akuzat e "vjedhjes ne bashkepunim".