E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje ne burg, plagoset i mituri

Tirane- Te denuarit ne burgun e riedukimit ne Kavaje, te cilet ishin ndare ne dy grupe, jane perfshire ne nje perleshje mes tyre. Si pasoje e konfliktimit, i cili fillimisht ka nisur me fjale dhe me pas ka vazhduar me goditje me gure, ka mbetur i plagosur nje 16-vjecar, i denuar per vepren penale te vjedhjes. Ai eshte Xhuliano Hajrullahu nga Durresi. Mesohet se ne perleshje moren pjese 16 te mitur te denuar. Ngjarja ka ndodhur mesditen e se merkures, ku nje grup te denuarish jane perfshire ne nje perleshje mes tyre. Mesohet se te miturit ndodheshin ne oborrin e burgut per ajrim, ku edhe kane nisur te konfliktohen me njeri-tjetrin, sipas dy grupeve rivale. Ne nje moment Xhuliano Hajrullahu, i ndihmuar edhe nga shoku i tij M.Sh., ka shfrytezuar rastin kur grupi kundershtar ndodhej ne ambientet e ajrimit dhe duke perfituar nga dera e hapur e institucionit, kane sulmuar te denuarin R.H. nga Tropoja, i cili ndodhej me shoket e tij, ne fushe duke luajtur. Ne fillim kane debatuar me fjale, por pastaj zenka e tyre ka nisur me perplasje fizike, duke perdorur edhe gure. Si pasoje e ketyre konfliktimeve ka mbetur i plagosur edhe 16-vjecari Hajrullahu. Mesohet se nje tjeter i mitur ka marre fraktura ne trup. Dy te plagosurit jane derguar fillimisht ne urgjencen e burgut, ku kane marre mjekimet e nevojshme. Por duke pare gjendjen e renduar te 16-vjecarit, i cili kishte marre demtime ne koke, eshte transportuar per ndihme ne Spitalin Ushtarak. Pas ndihmes ne kete spital, ai eshte derguar ne spitalin e burgut, ku edhe do te qendroje deri ne kurimin e tij te plote. Burime nga Drejtoria e Burgjeve, bene me dije se nje grup inspektoresh nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka shkuar ne institucionin e riedukimit ne Kavaje, per te verifikuar se cfare kishte ndodhur. Nderkohe qe te njejtat burime, informojne qe dyshohet se konflikti mes te rinjve ze fill me heret, nderkohe qe dje ka degraduar me perplasje fizike dhe me perdorimin e gureve. Burime nga burgu i Kavajes, bene me dije se te miturit e kishin identifikuar veten si pjesetare te dy grupeve te ndryshme, te cilat konsideroheshin si grupe rivale. Ngjarja eshte duke u zbardhur nga Drejtoria e Burgjeve, nderkohe qe mesohet se edhe inspektore nga Avokati i Popullit, po merren me verifikimin e situates.
Redinalda Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›