E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, "i forti" plagos 2 pas sherrit

Shkoder- Pas sherrit plagos me arme dy vete ne mes te qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se merkure, te vendi i quajtur "Kryqezimi i plepit" ne Shkoder, kur disa te shtena pistolete kane terrorizuar qytetaret ne lagjen "3 Heronjte". Burime zyrtare thane se u derguan te plagosur ne pjeset e gjymtyreve ne spital Gj. Marashi, 21 vjec dhe A. Vatnikaj 24 vjec, banues ne lagjen "Skenderbeg", te cilet jane jashte rrezikut per jeten. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar eshte identifikuar dhe arrestuar Helidon Sokoli (Marku) 34 vjec, banues ne lagjen "Ndoc Mazi". I dyshuari eshte i njohur per precedentet e tij penale, si "trafikim i mjeteve motorike" dhe "plagosje e rende me dashje". Grindja mes tre personave ka ndodhur per motive te dobeta, teksa jane konfliktuar ne cast. Sokoli ka nxjerre armen e zjarrit qe mbante pa leje, duke qelluar ndaj dy kundershtareve dhe arratisur nga vendngjarja. Menjehere eshte njoftuar policia vendore qe ka nisur kontrollet ne rruge dhe hetimet per krimin e dyfishte. Brenda disa oresh, 34-vjecari Heliddon Sokoli, qe mbante edhe mbiemrin Marku, eshte kapur nga uniformat blu i fshehur ne nje banese te te afermve. Pas izolimit ne paraburgim, dosja e te dyshuarit i kaloi prokurorise per veprat penale te "vrasje me dashje e mbetur ne tentative" dhe "mbajtje pa leje te armeve te zjarrit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›