E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia, nje familje shqiptare humb per te treten here femijen

Sirakuze-Familja Doci me banim ne Sirakuza te Italise, ndeshkohet nga fati i keq. Pas dy djemve te vdekur me pare, kjo familje humb edhe djalin e trete. Fatmir Doci, 3 vjec, ka humbur jeten teksa nje gur i madh eshte shkeputur nga nje ndertese dhe i ka rene ne koke, duke e lene te vdekur femijen. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se merkures, kur djali po luante prane nje ndertese te vjeter, prej nga eshte shkeputur nje masiv guri. Prinderit e tij porsa kane degjuar te bertiturat e femijes, kane zbritur menjehere poshte dhe kur kane pare djalin e tyre te shtrire perdhe, kane nxituar ta dergojne ne spital. Por me gjithe nderhyrjen e mjekeve, Fatmiri i vogel nuk ka mundur dot te mbijetoje. Goditja ka qene fatale per jeten e vogelushit. Kjo ishte nje tjeter fatkeqesi e madhe per familjen Doci. Disa vite me pare, dy djem te tjere te ciftit, kane nderruar jete aksidentalisht. Ne vitin 2000, djali i madh Qamili ne ate kohe 6 vjec, ishte mbytur ne perrua duke luajtur afer shtepise se tij. Nje vit pas kesaj tragjedie, vjen ne jete djali tjeter Andrea, por fati nuk ka dashur qe ai te jetoje. Ne vitin 2005, ai ka mbetur viktime e nje aksidenti rrugor. Lidhur me tragjedine e fundit, prokuroria rajonale e Sirakuzes, ka nisur hetimet per te sqaruar rrethanat e ketij aksidenti fatal, apo per te verifikuar per pergjegjesine e kesaj ngjarje. Familja Doci, mesohet se kishte afro 10 vjet qe kishte emigruar ne Itali.
L.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›