E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, operacion per bllokimin e armeve pa leje

Tirane- Policia e Shtetit ka ndermarre nje operacion per grumbullimin e armeve qe mbahen pa leje. Mbi 60 arme te llojeve te ndryshme, si dhe nje sasi prej 27 kallep tritoli, jane sekuestruar dje nga te gjitha strukturat vendore te Policise se Dibres, Tiranes, Elbasanit,Beratit,Gjirokastres, Kukesit, Durresit dhe Vlores. Operacioni eshte shtrire per nje periudhe 3 javore, nderkohe qe jane proceduar penalisht 59 persona te akuzuar per armembajtje pa leje, nga te cilet 52 jane arrestuar ne flagrance, 5 ndiqen ne gjendje te lire dhe 2 jane shpallur ne kerkim. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 60 arme te llojeve te ndryshme, perkatesisht: 16 arme zjarri automatike, 29 arme zjarri pistoleta, 6 arme zjarri pushke, 4 arme gjahu, si dhe 5 arme te ftohta (thike). Ketyre personave u jane sekuestruar municion si 27 kallepe tritol, rreth 2000 fisheke te llojeve te ndryshme,20 cope kapsolla detonatore 3 kuti baruti, 15 meter fitil zjarrepercjelles etj. Te gjitha armet do t'i nenshtrohen eksperimentit balistik, per te verifikuar nese jane perdorur ne ngjarje kriminale. Policia sqaroi se operacioni do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim, per ushtrimin e kontrolleve dhe kapjen e venien para pergjegjesise ligjore, te personave qe mbajne arme pa leje.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›