Ruante familjaret diten, plackiste varrezat naten
KUCOVE- Plackiste varrezat e qytetit, arrestohet i dyshuari 22-vjecar. Policia e Kucoves beri dje me dije se ka ndaluar Esmerald Bakiun, banues ne lagjen "11 Janari", pasi disa muaj hetimesh, mbeshtetur mbi denoncimet e familjareve te te vdekurve se u ishin demtuar varret. Agjentet kane gjurmuar per disa jave me radhe te riun dhe dy dite me pare e kane hasur ne territorin e varrezave te qytetit te Kucoves. Gjate ndalimit ne flagrance, 22-vjecarit mesohet se i jane gjetur si prova materiale 8 vazo bronzi me vlere 20 mije leke. Sipas hetimeve te kryera, Bakiu ka shkuar ne oret e mbremjes se merkure duke vjedhur tete prej varreve. Por para se te bente goditjen, i dyshuari piketonte objektet qe do te plackiste gjate oreve te nates. I riu priste sa te errej dhe ne qytet te binte qetesia, duke hyre ne territorin e varrezave kur nuk kishte punetore. Nga deshmia e marre gjate pyetjeve prej grupit hetimor, Bakiu ka rrefyer se vezhgonte gjate dites njerezit kur shkonin ne varreza dhe vendosnin lule apo vazo metalike, kurse gjate nates rikthehej aty per te vjedhur. Precedente te tjere te plackitjes se varrezave jane regjistruar ne shume qytete te vendit si Tirane, Durres, Lezhe, Shkoder, Korce, Fier apo Vlore.