E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e vjedhjeve ne Vlore

Është ekstraduar nga Greqia 24 vjeçari, Mili Veliko në sajë të bashkëpunimit të policisë së Vlorës me atë greke. Ndaj Velikos rëndon akuza për vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim, ku 24 vjeçari rezulton të jetë pjesëtar i një prej bandave më të rrezikshme që ka kryer një sërë vjedhjesh me dhunë në qytetin e Vlorës. 
Vetëm disa ditë më parë janë arrestuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal, Nardi dhe Joni Idrizi, Mario Meta, Armando Lika, shtetasit me iniciale E.H, M.V dhe A.D si dhe Rexhino Aliu, ndërsa u bë i mundur edhe ekstradimi i 24 vjeçarit mili Veliko. Policia ka bërë dokumentimin me prova shkencore se të arrestuarit kanë grabitur në bashkëpunim nën kërcënimin e armës dhe të maskuar 9 pika karburanti dhe një kazino në Vlorë. Sipas policisë të gjithë anëtarët e grupit kriminal kanë qenë tepër të dhunshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve dhe nga specialistët e hetimit klasifikohen si një nga 2 grupet më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar 5 vitet e fundit në qytetin e Vlorës. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›