E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Oswald Shqiperia dhe Gjermania intensifikim te marredhenieve ekonomike

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe zv/presidenti i Bundestagut gjerman, Eduard Oswald, gjatë një takimi sot në Tiranë, u shprehën për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në fushën ekonomike.

Pas takimit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, kryetarja Topalli tha se në qendër të bisedës me zyrtarin e lartë gjerman ishte projekti i Bundestagut për të rinjtë shqiptarë, shkëmbimet mes deputetëve të të dy vendeve, si dhe investimet gjermane që janë bërë në të gjitha fushat në Shqipëri. Sipas Topallit, "Gjermania është vendi me donacionet kryesore në vendin tonë".

Zv/presidenti i Bundestagut, Eduard Oswald, foli për bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë, në kuadër të programit të praktikës parlamentare me të rinjtë shqiptarë, të cilët, sipas tij, "janë të përgatitur dhe kanë vullnetin për të kontribuar në formësimin e së ardhmes të shoqërisë shqiptare".

"Të rinjtë do të kenë mundësi të vijnë në Berlin që të njihen më nga afër me mënyrën e punës së Bundestagut gjerman dhe ta përdorin atë më tej, në karrierën e tyre", tha Oswald.

Pasi vuri në dukje intensifikimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, Oswald theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve.

"Konfirmoj faktin që firmat gjermane kanë treguar nje interes mjaft të madh lidhur me angazhimin e tyre në vendin tuaj", tha zv/presidenti i Bundestagut gjerman, Eduard Oswald.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›