E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande/ Banoret dhunojne hidrocentralin e Sasajt ne Lukove

Investimi më i ri energjitik, hidrocentrali i Sasajt, në komunën e Lukovës, është dëmtuar mbrëmjen e djeshme nga disa banorë duke shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë lekësh, ndërkohë policia e Sarandës ka nisur hetimet, njoftuan sot policia lokale, në jug të vendit.
“Dëmtuesit janë banorë të zonës së Vergoit, tashmë të identifikuar, zona nga merr ujë hidrocentrali lokal i Sasajt i ngritur së fundmi ”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka konstatuar dëmtimin e një pjese të murit mbajtës së kanalit, me gjatësi 6 metra dhe dëmtimin e tri portave komanduese.

Burime zyrtare nga Policia lokale tha se janë shoqëruar dy persona, ndërkohë hetimet po vijojnë me intesitet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›