Gjirokaster/ Digjet makina e Shefit te Qarkullimit
Autovetura tip “Benz”, në pronësi të shefit të qarkullimit rrugor për qarkun e Gjirokastrës, Xhemil Biraci, është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm, njoftoi policia lokale në jug të vendit.
"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00, në lagjen “Granicë”, pranë shtëpisë së tij”, thekson policia lokale, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
Ky është i dyti rast brenda tre muajve, që automjeti i shefit të qarkullimit rrugor është djegur nga persona ende të paidentifikuar.