E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesa përfshihet nga flakët, tre të plagosur

Foto Ilustruese

TIRANE- Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej te cileve rendë.

Flakët kanë përfshirë një banesë 4- katëshe në zonën pranë Sanatoriumit në Tiranë.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Zjarrfikësve, Dilaver Laçi zjarri ka rënë fillimisht në katin e tretë të banesës. Familjarët kanë lënë një bombol të hapur, dhe me ndezjen e dritës ajo ka shpërthyer.

Tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre nga presioni i shpërthimit ka rënë nga kati i tretë në tokë. Laçi tha se dy prej të plagosurve janë shumë rëndë, ndërsa vajza e familjes është në gjendje më të stabilizuar.

Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku po marrin edhe ndihmën mjekesore.

Zjarrfikëset kanë mundur të venë plotësisht nën kontroll flakët. Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në rënien e zjarrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›