E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nacionalizmi po dominon në disa vende të rajonit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos duke folur në takimin e Ministrave të Jashtme të NATO-s në Bruksel ka shprehur shqetësimin që nacionalizmi po dominon skenën politike të disa vendeve të rajonit.

Duke përshkruar situatën në Ballkan, Avramopulos ka theksuar se çështja e kufijve në Ballkan ka marrë fund, dhe se problemet e pazgjidhura në rajon nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e Aleancës.

Avramopulos e ka mbyllur fjalimin e tij duke theksuar nevojën për të respektuar parimet themelore dhe kushtet e vendosura nga NATO, duke përfshirë respektimin e marrëdhënieve të mira fiqnjësore.

Gjatë diskutimit të tij, Avramopulos është shprehur pro procesit të zgjerimit të NATO-s, si një mënyrë për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe progresit në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›