Banesat sociale, ankth mes banorëve të ish-Uzinës
Nëse udhëton nga rruga që të çon te stacioni i fundit i “Ali Demit”, geton më të re të Tiranës, nuk mund ta vëzhgosh. Në të djathtë do të të fluturojnë para syve vetëm një varg skeletesh gri të ish-Uzinës së Autotraktorëve, që dikur ishte krenaria e komunizmit, një pamje e lodhur dhe aspak e panjohur.
Ferdinand Dervishi
Por po të ndalësh shpejtësinë dhe të futesh në mes të këtyre skeleteve, do të përballesh me një komunitet të pazakontë banorësh. Që të gjithë të vendosur aty që nga viti 1997, sigurisht vetëm sipas ligjit të më të fortit. Kryesisht nga veriu, por edhe nga disa krahina të Shqipërisë së Mesme e më pak të Jugut, banesat ku gëlojnë gjallesat njerëzore u janë kacavjerrë objekteve të rrënuara të ish-uzinës duke u sajuar për mbijetesë si të munden. Përfund karkaseve të kapanoneve 3-4 katësh të ish-uzinës, janë ndërtuar foleza banimi nga më të larmishmet, të cilat pasqyrojnë edhe mundësinë ekonomike të poseduesve. Kështu përkrah një shtëpie model, të ndërtuar pothuaj nga e para dhe të kushtuar mbase 50-60 mijë euro, lartohen kasolle të sajuara me mbeturina llamarinash apo dërrasash me forma e planvendosje nga më të çuditshmet... Ndërtesa ku gjithsesi banojnë njerëz që dinë të ruajnë, përmes varfërisë së skajshme dhe të ardhurave pothuaj zero, edhe mikpritjen, edhe humorin. Ndërsa kryefjala e të gjitha bisedave është një lajm i gazetës “Panorama”, që bënte fjalë pikërisht për këtë zonë, ku do të ndërtohen nga shteti rreth 400 apartamente me qira. Banesa që do të përfitohen nga një shtresë e përcaktuar në programet sociale të strehimit. Një lajm që i ka bërë banorët të mprehin mirë dëgjimin e vështrimin, pasi mendimet u shkojnë deri në konkluzione të trishta, ndonjëherë të barabarta me humbjen e banesave që i kanë sajuar me aq mund.
“Shtëpitë i kemi në proces legalizimi”
“Shtëpitë i kemi në proces legalizimi. Nuk dimë si do na vejë filli, por ne dokumentet i kemi mbyllur tek ‘ALUIZNI’”, të thonë të gjithë banorët e lagjes që duhet të jetë më e reja e Tiranës. Shpejt biseda merr doza humori, sidomos kur bëhet fjalë për mungesën totale të strukturave dhe njerëzve të shtetit në këtë zonë, veç kohës kur ka fushatë zgjedhore, dhe i njëjti ton mbahet edhe kur biseda shkon tek reagimi në rast se shtetit do i duhet t’i largojë që andej me qëllim që të ndërtojë apartamentet me qira. “Gjallë nuk i lëshojmë shtëpitë tona”, thonë që të gjithë gati me një zë, edhe pse si lagje nuk duket të kenë ndonjë organizim perfekt për të përballuar situata të tilla. Ndërsa mënyrat se si i kanë përfituar, qoftë truallin ku kanë ndërtuar, qoftë ish-gjysmëndërtimin e apo pjesën e kapanonit të ish-uzinës së kohës së komunizmit, janë krejt fantastike. “Nuk kemi asnjë dokument, as të pronësisë së tokës, as leje të ndërtimit të banesës, nuk paguajmë energjinë elektrike, as ujin, asgjë...”, thotë krejt i sinqertë, Avdi Haxhiaj, me origjinë nga Tropoja, i sistemuar me shtëpi të ndërtuar nga e para, qysh prej pesë vitesh. Banorët rrëfejnë se në lagje nuk ka as matës të energjisë elektrike, as të ujit të pijshëm, se shteti i ndërpret sa herë të dojë, se punonjësit e KESH-it dhe të ujësjellësit nuk duken fare andej dhe të njëjtën konsideratë kanë edhe për forcat e rendit. Ndërsa toka, apo trualli, të gjithëve u është shitur nga persona pothuaj anonimë, të cilët në rastin më të mirë dikur kishin qenë punonjës të Uzinës së Autotraktorëve dhe në rastin më të keq “pronarë” me “pronë” që e shisnin pasi e kishin blerë dorë e dytë apo e tretë. “Vetëm unë i kam marrë një copë letër njeriut që më 2005 më shiti 300 metër/katror në shumën 7 milionë lekë të vjetra. E di që ai dokument nuk ka asnjë vlerë si i tillë. Por për mua ka, pasi shitësi më ka siguruar se në çdo rast që do të kem një problem me pronarët pretendues të tokës, do të më dalë ai për zot”, shton Avdiu. Teksa biseda merr vrull, pranë kalojnë dy gra, edhe këto të ardhura nga veriu i vendit, të cilat shtyjnë karroca të ngarkuara me hekurishte të ndryshkura. Kanë mbledhur skrap në mbeturinat e ish-uzinës, të hedhura apo të groposura në përroin e Lanës - sepse “lumi” i famshëm i Tiranës këtu është vetëm një përrua - një punë e vështirë që u siguron gjithsesi 5 mijë lekë të vjetra, shumë të çmuara, në ditë. Sikur të donte të realizonte atë përthyerjen, apo ndarjen e madhe të shtresave të popullsisë, një “Benz” superluksoz, me targa të huaja, i ndjek gratë nga pas ngëc-ngëc, me shpejtësi të ulur, pa asnjë dëshirë për t’i parakaluar.
“Edi Rama na ka premtuar”
Por mes banorëve të lagjes më të re të Tiranës ka edhe nga ata që e marrin gjithçka seriozisht, qoftë duke u kapur me besim pas fjalëve të pushtetarëve. “Edi Rama na ka premtuar edhe radhën e fundit, para pak kohe, kur inauguroi shkollën e re, se askush nuk do të na i marrë shtëpitë. Na tha tekstualisht se, po na erdhi kush të na thojë që të ngrihemi e të ikim, të mos lëvizim nga vendi pa marrë në duar çelësat e një hyrjeje...”, thotë Filja, pronare e një minilokali me katër tavolina, që duket se dikur ka qenë një nga dhomat e shtëpisë së saj. Këtë premtim të kryebashkiakut të Tiranës duket se kjo pjesë e banorëve të zonës e kanë lidhur pikërisht me lajmin e gazetës, sipas të cilit këtu do të ndërtohen 400 apartamente që do të lëshohen me qira. “Me sa di unë familjet që janë strehuar në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve janë fiks 400, aq sa është edhe numri i apartamenteve me qira që do të ndërtohen. Kështu që ka të ngjarë që të gjitha familjet tona është bërë plan që të strehohen në këto pallate, që natyrshëm do të zënë një pjesë të vogël të sipërfaqes së përgjithshme. Prandaj e bëjnë gjithë luftën pushtetarët aktualë, që të përfitojnë pjesën tjetër”, komenton një mësues që nuk dëshiron të bëjë emrin publik. Sipas të njëjtit, nëse shteti do t’i sistemojë të gjithë banorët e kësaj zone në apartamente, duhet të ketë parasysh shumë hollësira. “Nuk mund të përfitojnë njëlloj një banor që ka për pronë një kolibe prej 30-40 metrash/katrorë me një tjetër që ka një vilë që i ka shkuar 60 mijë euro apo më tepër”, thotë i njëjti. Sipas gjykimit të mësuesit, toka e ish-uzinës nuk është e pushtuar, por e blerë. “Do të ishte mirë të na thoshin të mos ndërtonim këtu, sepse pas vitit 1997, kur nisi dyndja, edhe shtet kishte edhe polici kishte. Por as shteti, as privati nuk ndërhynë. Unë për vete kam shtëpi të mirë. Po të më japë shteti dy hyrje si kompensim, shtuar edhe paratë e tokës, atëherë jam dakord që të ma prishë ndërtesën. Përndryshe burgjet për burrat janë”, përfundon arsimtari ligjëratën e ashpër. I njëjti, për çudi, thyhet shpejt, kur i pyetet nëse ai vetë e ka shkelur ligjin kur ka ndërtuar pa leje ndërtimi në tokën pa dokumente. “Po
kështu kanë bërë të gjithë”, është justifikimi i gabuar, por universal i banorëve të kësaj zone.
Memia: Ndërtimet tek ish-Uzina janë në proces legalizimi
Nuk ka banesa të ndërtuara në zonën e përzgjedhur për ndërtimin e 400 apartamenteve sociale me qira. Kështu janë shprehur dje burimet zyrtare pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, lidhur me ndërtimin e banesave sociale me qira në zonën në ish-kombinatit së Autotraktorëve. Sipas tyre, projekti për ndërtimin e këtyre banesave do të realizohet në një truall të lirë, pra ku nuk ka ndërtime të tjera. Ndërkohë sipas kreut të ALUIZNI-it Shaban Memia, ndërtimet që janë kryer pranë zonës së ish-kombinatit së Autotraktorëve kanë hyrë në proces legalizimi. “Kjo zonë ka kaluar për miratim, pra këto ndërtime, janë bërë pjesë e procesit të legalizimit”, ka thënë ai. Por sipas tij, këto ndërtime janë kryer larg zonës së përzgjedhur nga ministria për ndërtimin e apartamenteve. Sipas projektit të ministrisë, fondet për ndërtimin e këtyre apartamenteve do të çelen në shtator. Me disbursimin e kredisë nisin edhe procedurat e prokurimit, të cilat kanë një afat 50-ditor. Pra, puna për ndërtimin e këtyre apartamenteve është parashikuar të nisë nga mesi i tetorit për Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, sipas projektit numri i apartamenteve që do të ndërtohen në total është 1100. Këto banesa janë planifikuar të ndërtohen në Durrës, Fier, Korçë etj.
Të pastrehët, Proko: Projekt për të blerë 700 apartamente
Përveç apartamenteve që do të ndërtojë Enti Kombëtar i Banesave për të pastrehët, këta të fundit do të përfitojnë nga një tjetër projekt i qeverisë.
ADI SHKEMBI
Bëhet fjalë për ndërtimin e 700 apartamenteve në qytetet kryesore të vendit, ku të pastrehët do të përfitojnë kredi nga ku interesat do t’i paguajë shteti. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, drejtori i Entit Kombëtar të Banesave, Ilirjan Proko, flet edhe për penalizmin e qytetarëve që nuk paguajnë këstet mujore, pasi kanë përfituar shtëpi nga Enti i Banesave.
Një nga premtimet e bujshme të PD-së në fushatën e vitit 2005 ishte ndërtimi i 4 mijë apartamenteve për të pastrehët. Deri në këto momente që flasim sa apartamente kanë përfunduar dhe u janë dorëzuar çelësat qytetarëve?
Deri tani vetëm nga Enti Kombëtar i Banesave kanë përfunduar dhe janë në dispozicion të bashkive dhe një pjesë e tyre janë ndarë nga bashkitë, ku qytetarët kanë lidhur kontratë me Entin janë rreth 1 mijë apartamente. Për vitin 2008, nga projekti i qeverisë për 15 milionë euro bëhet fjalë për ndërtimin e 1100 apartamenteve të tjera.
Ka nisur ndërtimi i tyre?
Janë në fazën e zbatimit të projekteve, ku janë Bashkia e Tiranës, Kavajës, Elbasanit, Durrësit, Korçës dhe Fierit, të ndara sipas ritmeve që ka çdo bashki. Bëhet fjalë për 1100 apartamente në total, që janë në fazën e decentralizmit të pushtetit lokal, ku një pjesë e fondit të qeverisë prej 15 milionë euro nga Banka Evropiane për Zhvillim i ka kaluar bashkive përkatëse. Për vitin 2008 nga Enti do të blihen edhe 50 apartamente në tregun e lirë, ku bëhet fjalë për qytetet periferike, ku të blesh është më lirë se sa të ndërtosh.
Konkretisht në cilat qytete?
Bëhet fjalë për qytetin e Kukësit, Tropojës, Fushë-Arrësit, Gramshit, Këlcyrës, Përmetit e Bilishtit. Janë bashkitë, të cilat do të vendosin emrat e qytetarëve dhe kush do përfitojë. Bëhet fjalë për qytetarë në nevojë, tetraplegjikë, paraplegjikë, të verbër, jetimë, që futen në këtë pjesë. Kjo është pjesa emergjente për këto bashki kryesore.
Këto kategori janë më të favorizuarat që do përfitojnë?
Po, këto janë më të favorizuarat. Ne kemi një listë të gjatë me kërkesat e bashkive që kanë ardhur, por për këtë vit do të sistemohen kaq, për vitin tjetër do të ketë rreth 100 apartamente, pasi granti është 120 milionë, kurse për vitin 2010 do jenë 150 milionë lekë. Granti është progresiv. Gjithashtu jemi në fazën kur qeveria ka aplikuar për rreth 700 apartamente banimi, ku qytetarët do blejnë në tregun e lirë nga ndërtuesit dhe qeveria do subvencionojë pjesën e kredisë së marrë. Qytetarët do aplikojnë në banka, qeveria do aplikojë nëpërmjet Entit subvencionin e kësaj kredie. Subvencionimi i kredisë do të bëhet nga shteti.
Deri në çfarë mase?
Nëse një qytetar do blejë një banesë 25 deri në 30 milionë lekë nga një ndërtues, do aplikojë pranë bankës për të përfituar kredinë. Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike janë duke negociuar me bankat se sa do ofrohet norma e interesit. Pjesën e interesit do e paguajë qeveria nëpërmjet Entit, kurse pjesën tjetër e paguan qytetari. Bëhet fjalë të nisë projekti nga shtatori. Gjatë këtij 2-vjeçari Enti ka identifikuar qytetarët që jetojnë në banesat e ish-pronarëve.
Sa qytetarë janë?
Bëhet fjalë për rreth 3 mijë qytetarë. Enti ka si detyrë specifike se kush jeton në banesat e ish-pronarëve. Nga 5 mijë që kanë qenë në 1992, tani kemi gati 3 mijë të pastrehë. Bëhet fjalë për një projekt tjetër, që qytetarët që janë në këto banesa të përfitojnë edhe ata, si me ndërtime, ashtu edhe nëpërmjet granteve si dhe banesa me kosto të ulët dhe me kredi.
Për projektin që do ndërtohen rreth 700 apartamente, në cilat qytete do jenë të fokusuara?
Në tregun e lirë ka shumë ndërtime. Do jepet granti në bazë të normave të strehimit. P.sh. një familje do të përfitojë 2+1 me 70 m2. Do të afrohet mundësia e blerjes, ti do zgjedhësh një banesë dhe do lidhësh kontratë me të, pjesën e interesit e paguan shteti.
Po, por në Tiranë është pak e vështirë të gjesh një shtëpi 2+1 me 30 milionë lekë?
Sigurisht ka edhe me 30 milionë lekë. Mos kërko hyrje tek ish-Blloku. Unë kam testuar tregun dhe që në ndërtim mund ta marrësh me 350-400 euro, mos kërko hyrje tek ish-Blloku me 1200 apo me 1300. P.sh. në Kombinat ka banesa me kosto të ulët dhe të konsiderueshme, në komunën Kashar, në Kamëz gjithashtu.
Çfarë kategorish të qytetarëve do të përfitojnë?
Aplikimi do të bëhet pranë bashkive përkatëse. Ne do t’i drejtohemi këshillave bashkiakë respektivë se kush do jenë qytetarët me prioritet. Që të përfitosh atë kredi, do kesh disa kushte dhe kritere, sepse nuk mund të përfitojë një kredi një që nuk ka aftësi paguese. Kriteri i vetëm është të jesh i pastrehë dhe të mos kesh përfituar nga programet e strehimit nga 1992 deri tani dhe të plotësosh kushtet të lash këtë kredi. Duhet të kesh të ardhura trefishi e kuotës së të ardhurave mujore që do paguash për këstin e kredisë. Në kushte do të jenë të ardhurat mujore, certifikatën familjare, vërtetimin nga hipoteka që nuk kanë banesë, vërtetimin nga Enti Kombëtar që nuk kanë përfituar, vërtetimin nga zyra e tatim-taksave që nuk kanë biznes, pasi nëse ke biznes, automatikisht je i dalë nga skema e të pastrehëve. Edhe vërtetimi i pagave.
Pra, deri tani janë ndërtuar diku te 2400 apartamente...
Janë ndërtuar 1000 deri tani, 1100 është projekti i vitit 2008, 200 apartamente që do t’i ndërtojë vetë Enti me të ardhurat e tij. Pjesa e fitimit të Entit është vetëm se në katet e para do të ndërtohen dyqane e do të shiten në tregun e lirë dhe këto do të jenë të ardhurat e Entit. Është gjithashtu edhe projekti për blerjen e 700 apartamenteve nga ndërtuesit dhe vitin tjetër do të jenë numër më i madh.
Pra, deri në qershorin tjetër do të jenë të ndërtuar 4000 apartamente?
Besoj se po. Në momentin kur ne themi që për këtë vit të implementojmë me 700 apartamente dhe vitin tjetër me 1.5 herë më shumë. Pra, 2 mijë i kemi sot të ezauruara, duke llogaritur edhe këto shifra ne i kapim 4000 mijë apartamente.
Me çfarë çmimi shiten këto apartamente?
Apartamentet shiten me një çmim që është i barabartë me koston e ndërtimit të tyre. Kështu p.sh., në Korçë janë shitur me 29 mijë lekë, në Shkodër me 23 mijë lekë, në Elbasan me 24 mijë lejë, në Durrës është me 28 mijë lekë dhe në Kavajë me 28 mijë lekë. Janë çmime vërtet simbolike.
Keni pasur probleme me shlyerjen e kredive nga qytetarët?
Sigurisht që kemi pasur probleme, por e kemi shtrënguar pak rripin. Në rast se një qytetar për 6 muaj rresht nuk paguan kredinë, kalon për qira sociale. Kemi propozuar për kalim me qira sociale rreth 148 familje që kanë përfituar nga strehimi, kanë hyrë në shtëpitë e tyre me vendim të këshillit bashkiak, por nuk kanë ardhur të lidhin kontratë me Entin Kombëtar të Banesave dhe nuk kanë ardhur. Për këtë rast shteti ka nxjerrë udhëzim që të gjithë që nuk kanë paguar të shkojnë për qira sociale, e njëjta gjë edhe për ata që nuk kanë nënshkruar kontratë.
Po qiraja sociale për sa kohë do të paguhet?
Ata do paguajnë qira sociale për 5 vjet te bashkia dhe nuk e bëjnë dot pronë të tyre. Nuk ka një afat, por do ta vendosë qeveria deri në çfarë kohe. Mund të jetë si në të gjitha vendet ku do të ketë banesa popullore, ku bashkia i ka pronë të sajën dhe njerëzit do jenë gjithë kohës qiraxhinj. Nëse bashkia e shikon që nuk ke aftësi paguese, e subvencionon bashkia.
Në ç’masë do të jetë qiraja?
Qiraja do të vendoset nga këshillat bashkiakë. Me sa di unë do të jetë 30-60 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që me 60 mijë lekë do paguante kredinë, kurse tani do paguajë qiranë. Ky është dëmi i madh që do bëhet. Është e dhimbshme, në fakt, që qytetarët të mos e paguajnë dhe të kalojnë me qira sociale.
Ka një projekt për ndërtim të apartamenteve në zonën e ish-uzinës së traktorëve...
Di që Bashkia e Tiranës ka 6.5 milionë euro nga granti prej 15 milionë për të përfituar. Zona është përcaktuar. Unë që kam kaluar nga ajo zonë e di që është zonë e pabanuar, është një nënstacion elektrik atje, u bë një shkollë, ajo është zona. Tani është bërë edhe studimi urbanistik në atë zonë. Me sa di është në fazën e fundit ku do fillojmë zbatimin e plotë të projektit.