E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori rus në Tiranë: Versioni ynë për armët shqiptare në Gjeorgji

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Prishchepov ka reaguar menjëherë sot ndaj lajmeve te bera publike se Rusia ka akuzuar Shqiperine per shitje armesh ne Gjeorgji. Ai është shprehur se: "Rusia nuk ka akuzuar Shqipërisë për shitje armësh por emri i Shiqpërisë ekziston në sitet ruse për shkak se në Gjeorgji janë gjetur armë që vijnë nga Shqipëria". Sipas tij shitja e armëve nuk është një vepër kriminale kështu që Shqipëria nuk ka pse të shqetësohet lidhur me këtë.

Dje kryeministri Sali Berisha tha në një konferencë shtypi se nuk i ka shitur armë Gjeorgjisë për luftën.

Sipas tij Gjeorgjia është një vend që ka patur armët e veta ushtrinë e vet, dhe që pësoi një agresion.

"Akuzat ruse nuk më çudisin aspak. Kanë një qëndrim konstant ndaj Shqiptarëve. Por qëndrimi rus ndaj vendeve të vogla sipas mendimin tim është i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO"

– tha Berisha në takimin e djeshëm.

Ndërkohë ambasadori rus është shprehur se Rusia nuk përdor agresion madje mundohet ti ndihmojë vendet që pësojë agresion.

Interesimit të gazetarëve lidhur me marrëdhëniet Rusi- Shqipëri ai i është përgjigjur se pozicioni i tij diplomatik nuk e lejojnë të komentojë lidhur me këtë. Por sipas tij nuk ka asnjë ndryshim. Ai ka kërkuar madje edhe takim me presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Ndërsa sa i përket Kosovës, ambasadori rus tha se "Kosova është një rast unikal". Ai nuk ka komentuar asgjë lidhur me pavarsinë e dhënë dje për Osetinë Jugore dhe Abkazinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›