E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat sociale në Tiranë bosh, socialistët akuza Bashkisë për zvarritje

Aldrin Dalipi, kreu i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës tha se në Këshill ende nuk ka ardhur lista e përfituesve të banesave sociale në Shkozë. Dalipi thotë se ky proces ka mbetur pezull prej dy viteve dhe deri më tani këto apartamente janë të pabanuara.
 

400 hyrjet janë të pashfrytëzueshme dhe sipas Dalipit janë lënë mënjanë projektet e bëra në kohën kur Edi Rama ishte në krye të Bashkisë, si shfrytezimi i kateve te para per aktivitet te biznesit.
 

Ka gati 2 vjet që këto banesa sociale janë të ndërtuara në periferi të Tiranës, ku ishte parashikuar se përfituesit e tyre ishin të pastrehët dhe të varfrit.

Sipas kreut të Këshilltareve të majtës, lista e përfituesve është lënë mënjanë dhe diskutimet nuk priten as në mbledhjen më të afër të Këshillit bashkiak më 6 shtator.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›