E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, makina përplas motorin, plagosen 2 të rinjtë

Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve është shënuar mbasditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kombinat", ku një makinë ka përlasur një motor, në të cilin udhëtonin dy të rinj, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkaq të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit për marrjen e ndihmës shëndetësore, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›