Tiranë, sekuestrohet fabrika e prodhimit të detergjenteve
TIRANE- Policia e Tiranës sekuestron një fabrikë prodhimi detergjentesh e paregjistruar në organet tatimore, si dhe nis ndjekje penale për pronarin e saj.
Procedimi penal në ngarkim të 34 vjecarit, Shkëlzen Kaja nisi pas bllokimit të një mjeti ku u gjetën 20 koli me produkte detergjente, të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme dhe pa faturën përkatëse shoqëruese tatimore.
Sekuestrimi u bë në Kashar, në rrugën dytësore Durrës – Tiranë.
Menjëherë më pas policia ushtroi kontroll në magazinën e ndodhur në Kashar , në pronësi të 34 vjecarit Kaja ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale makineri për prodhim detergjentësh, lëndë e parë për prodhim detergjentësh si dhe një sasi prej 15 ton produkte detergjenti. Po kështu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe mjeti furgon benz vito me targa Tr.7883M. Shkëlzen Kaja është nën hetim për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme”, parashikuar nga neni 288/a i Kodit Penal.
(s.g/balkanWeb)