E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ndalohet në port i dënuari për shfrytëzim prostitucioni

DURRËS- Forcat e policisë portuale arrestuan sot në mesditë një 65-vjeçar nga Peqini, që ishte shpallur në kërkim për veprën penale të shfytëzimit të prostitucionit.
Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur se "Haziz Xhyra, 65 vjeç, nga fshati Rrumbullak i Peqinit, u ndalua sot teksa zbriste nga trageti i linjës Bari-Durrës".
Xhyra është dënuar më 16 vjet heqje lirie nga gjykata e Lushnjes në vitin 2006, thanë burimet.
Të njëjtat burime thanë se 65-vjeçari ishte paraqitur në pikën e kontrollit kufitar me pasaportën e një shtetasi tjetër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›