Lushnje, abuzuan me pronat, nën hetim 3 ish zyrtarë
LUSHNJE-Tre ish-drejtues të komunës së Kolonjës në rrethin e Lushnjës hetohen për abuzime, falsifikim dhe korrupsion me tokën, gjatë viteve2003- 2007. Ata akuzohen se kanë abuzuar me ligjin 7501 "Për ndarjen e tokës bujqësore", duke falsifikuar dokumentet dhe ndarë tokë në mënyrë korruptive.
Policia e qarkut të Fierit ka thënë për atsh se "ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Sabri Asanbejlli, 49 vjeç, banues në fshatin Bitaj, ish- Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokës dhe ish- kryetar i komunës gjatë viteve 2003- 2007, Medi Pallozhani, 55 vjeç, banues në fshatin Rrapëz të komunës Kolonjë, ish -Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokës dhe kryetar i fshatit Rrapëz deri në vitin 2007,si dhe ndaj Sotir Lena, 50 vjeç, banues në fshatin Bishtqethëm, me detyrë ish -përgjegjës i Zyrës së Menaxhimit të Tokës pranë kësaj komune".
Policia e Fierit thotë se ka të dokumentuar falsifikimin dhe dhënien e jashtëligjshme të një sipërfaqe toke rreth 1923 m2 në fshatin Rrapëz.
Mbi tre ish-drejtuesit e komunës rëndojnë akuzat "shpërdorim detyre" dhe "falsifikim i dokumenteve, i kryer në bashkëpunim", pasi gjatë kohës që kanë ushtruar detyrat funksionale kanë ndarë tokën në kundërshtim me ligjin 7501.
(s.g/balkanWeb)