E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat sociale strehimi u bllokua nga bashkite

Dhjetra banesa sociale janë gati për tju dhënë familjeve të pastreha në 7 bashki të vendit. Për Albanian Screen, drejtues në ministrinë e Punëve Publike japin detajet për të gjitha qytetet ku janë ndërtuar pallatet, por vetëm në një qytet është lejuar hyrja e të pastrehëve.

“Projekti konsiderohet i mbyllur në bashkinë e Beratit ku tashmë janë strehuar 48 familje. Tirana ka 385 apartamente, Durrësi ka 340, pastaj janë Elbasani e Fieri që kanë nga 96, Korça ka 99, Berati dhe Kavaja me 48 apartamente dhe Peshkopia me 24”- thotë Doris Andoni, drejtoreshë e Politikave të Strehimit.

Edhe pse ndërtimet në pjesën më të shumtë kanë përfunduar për arsye të ndryshme nuk është mundësuar hapja e apartamenteve. Problemet qëndrojnë te bashkitë përkatëse dhe brenda këtij viti situata nuk do të ndryshojë.

“Duket se do të jetë e vështirë futja e familjeve brenda këtij viti, qoftë për faktin se punimet konsiderohen të mbyllura kur edhe punimet e infrastrukturës do të jenë përfunduar, por njëkohësisht lidhet edhe me procedurat e përzgjedhjes së familjeve. Lidhet njëkohësisht me shumë faktorë, njëri nga faktorët që ndoshta ka penguar ose që ka ngadalësuar procesin e përzgjedhjes ka qenë edhe procesi i zgjedhjeve vebndore”- tha Andoni.

Një tjetër projekt ka nisur prej rreth jnë vitit për të lehtësuar strehimin. Bëhet fjalë për ato familje me të ardhura të mira, por të cilat nuk përballojnë dot kostot e blerjes së apartamenteve. Qeveria subvencionon interesat e kredive në bankat e nivelit të dytë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›