E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikata e pronesise Jaka Lehtesi per biznesin e vogel

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me Shoqatën e Ndërtuesve do të paraqesë një dokument me propozime shtesë për të lehtësuar më tej regjistrimin e pasurive të paluajtshme në Tiranë. Duke përshëndetur memorandumin e nëshkruar para pak ditësh, kreu i Dhomës tha se biznesi i vogël përfiton nga legalizimi i pronave. 

“Ne mendojmë që ky memorandum mirëkuptimi do të sjellë një lehtësim për qytetarët e Tiranës, lidhur me autorësinë e pronës së blerë, por të pacertifikuar. Doja të përmendja mundësitë që i jepen këtij target grupi qytetarësh për të implementuar me sukses nisma apo sipërmarrje të vogla apo të mesme në sektorin privat duke i konsideruar tashmë pronat e tyre si një potencial kolaterali në marrëdhënie me sistemin bankar të kredidhënies. Së shpejti DHTI në bashkëpunim dhe me shoqatën e ndërtuesve në Tiranë, do të hartojnë specifikime teknike,pasi duke e parë nga procedura dhe forma, nuk ka nevojë për ndërhyrje në akte ligjore dhe nënligjore”, tha Nikolin Jaka, kreu i DHTI.

Kreu i biznesit ka kërkuar që ministria e Financave të punojë për të përfshirë në një paketë të vetme amnistinë fiskale dhe memorandumin që do të lehtësojë dhënien e çertifikatave të pronësisë për apartamentet e rreth 450 pallateve dhe mbi 5 mijë shtesave në kryeqytet.

Flori Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›